LipjaniPress

170 mijë euro për ndërtimin e shtratit të lumit Sitnica

Lajme Lipjani

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka qëndruar në hapësirat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku është pritur nga Ministri Ferat Shala, ata bashkarisht kanë nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit për financimin e projektit për ndërtimin e shtratit të lumit “Sitnica”, projekt për të cilin MMPH do të financoj në vlerë 170 mijë euro, ndërsa Komuna do të vazhdojë me pjesën tjetër për përfundimin e realizimit të këtij projekti.
Me këtë rast, Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, realizimin e këtij projekti të përbashkët e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm për Komunën e Lipjanit e sidomos për ato fshatra cilat janë vërshuar nga lumi Sitnica sa herë që ka pasur të reshura.
Kryetari Ahmeti, po ashtu ka falënderuar Ministrin Shala, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që nga viti i kaluar, sidomos në realizimin e projektit “Hapja dhe pastrimi i shtratit të lumit Sitnica” që është realizuar në vitin e kaluar, projekt që është mirëpritur shumë nga qytetarët lipjanas.
Kryetari Ahmeti dhe Ministri Shala sot gjithashtu kanë nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër për bashkëfinancimin e projektit për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit Gadime – Vrellë, në vlerë prej 20 mij euro./Lipjanipress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Projektet të cilat nuk dihet se kur do të përfundojnë

lipjanipress

Aktori i njohur kosovar aderon në Vetëvendosje (FOTO)

lipjanipress

Njoftim për qytetarët e Lipjanit (FOTO)

lipjanipress

Nikka publikon këngën e saj me te re ‘Ani Mori Nuse’ (Video)

lipjanipress

Çelaj thotë se Vetëvendosje po e frikëson drejtësinë

lipjanipress

Organizata VoRAE përmes qendrës për Arsim mbështetës në shkollën “ Ismail Luma ne Lipjan dhe Zenel Hajdini ne Gadime ” ka organizuar kampanjën “Arsimi ּÇelësi i Suksesit”

lipjanipress

Suedia ka arritur një riciklim aq revolucionar sa i ‘kanë mbaruar’ mbeturinat

lipjanipress

PUNËTORI PËR TË MBËSHTETUR KOMUNITETET E TË MËSUARIT SË BASHKU

Press Lipjani

Abdullahu: Demarkacionin e çojmë bashkë me PDK-në në Kuvend, s’e dimë datën

lipjanipress

Kelmendi me ndërtuesit diskuton për vonesat në leje ndërtimore dhe legalizim të ndërtimeve

lipjanipress

Fauz Ramiz Xhemajli Ushtruesi i detyrës të kryetarit të AKR-së,dega në Lipjan,

lipjanipress

Përkujtohet heroi i kombit Ismet H. Asllani në Lipjan.

Press Lipjani
Skip to toolbar