LipjaniPress

Apeli kthen në rigjykim rastin ‘Tolaj’

Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka suspenduar sërish nga puna Ismet Hysenin e Bekim Fushën, zyrtarë të lartë. Ata ishin shpallur të pafajshëm në rastin “Tolaj”, por Apeli ka kthyer lëndën në rigjykim në disa pika ku Gjykata Themelore kishte dështuar të vendosë drejtësi dhe të shoshitë mjaftueshëm provat

Ilir Tolaj, ish-sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, kishte ngritur duart lart kur në vitin 2013 kishte dalë nga gjykatorja, ndonëse ishte shpallur fajtor bashkë me Arbenita Pajazitin dhe Hajrullah Fejzën.

Tolaj ishte dënuar me 18 muaj burg, të cilat i kishte mbajtur gjatë procesit gjyqësor, derisa Hajrullah Fejza, ish-shef i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore, ishte dënuar me 8 muaj burg. Me kusht është dënuar Arbenita Pajaziti, ish-zyrtare e MSH-së. Por grupi e cilësoi “lirimin” si fitore meqë kishin kaluar kohën e dënimit në burg para se të shpallej aktgjykimi. Kështu, me shpalljen fajtorë ata u lanë në liri.

Megjithatë, Ilir Tolaj e Hajrullah Fejza nuk kanë pasur të drejtë të ushtrojnë funksione publike për 3 vjet, derisa 2 vjet kjo ndalesë iu bë edhe Arbenita Pajazitit.

Por, shoshitja e ankesave në Gjykatën e Apelit në lidhje me rastin “Tolaj” ka rikthyer disa pika të procesit në rigjykim.

Facebook Comments

Related posts

Ratifikohet Demarkacioni pas 3 vite

lipjanipress

Propaganda e Beogradit: Kosova po përgatit sulm në Veri

lipjanipress

NJOFTIM: Rezultatet e vlerësimit të përzgjedhjes së ndërtesave përfituese për pjesëmarrje në projektin

lipjanipress

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Selanik, evakuohen 50 mijë banorë

lipjanipress

Demantohet keq Isa Mustafa, ja sa qytetarë i punësoi Qeveria e tij në të vërtetë

lipjanipress

Kritiku i Putinit, sërish në koma – dyshime për shkakun

lipjanipress

Vajza e mbijetuar e Hamzë Jasharit rrëfën tmerrin që kishte ndodhur në mars të vitit 1998 (VIDEO)

lipjanipress

Shteti po humbet mijëra euro nga mos shitja e pasurisë së sekuestruar (Video)

lipjanipress

Zgjedhjet e përgjithshme mbahen në fund të majit

lipjanipress

Familja e Nysret Dibranit, pas shtatë viteve bëhet më shtëpi (Foto+Video)

lipjanipress

Ish – anëtari i VV’së godet Shpend Ahmetin për jahtin: Pse na shisnit moral (Foto)

lipjanipress

Thaçi: Pajtohem me Mogherinin, të ndërtojmë ura e jo mure

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli