LipjaniPress

Lëvizja “Stop Operacionit Soros”: Uashingtoni ta revidojë punën e USAID-it në Maqedoni

Lajme Maqedoni

Lëvizja “Stop operacionit Soros” do të kërkojë nga Stejt Departamenti, kongresi dhe Senati i SHBA-së që të kryejë revizionin për punën e USAID-it në Maqedoni, në katër vitet e fundit sepse, sipas tyre, ka politizim të konsiderueshëm dhe keqpërdorim të një pjese të ndihmës financiare që SHBA-a i je Republikës së Maqedonisë përmes USAID-it.

Sipas “Stop Operacionit Soros”, nga shkurti 2012 USAID-i filloi bashkëpunimin me fondacionin “Shoqëri e hapur” e financuar nga Soros dhe nënshkroi marrëveshje për projektin për zhvillim të shoqërisë civile në Maqedoni ku rolin kryesor e ka pasur Fondacioni “Shoqëri e Hapur”.

“Në dhjetor të vitit 2012 në Maqedoni filloi të krijohet kriza me bllokimin e Parlamentit nga ana e LSDM-së kur duhet që të miratohej buxheti i RM-së ku pasoi edhe sulmi i Kuvendit nga ana e LSDM-së.
Ky bashkëpunim i lidhur midis USAID-it dhe SOROS-it përfundoi më 31 gusht të vitit 2016, ose më saktë, në periudhën kur përfunduan edhe protestat e të ashtuquajturit “Revolucioni shumëngjyrësh”.
Këtu lind pyetja, nëse bashkëpunimi midis USAID-it dhe SOROS-it ishte i qëllimshëm dhe i keqpërdorur me qëllim që të krijohet një krizë e thellë politike dhe krizë sigurie në RM”, deklaroi sot Nikolla Sërbov nga Lëvizja “Stop operacionit Soros”.

Ai theksoi se është paralajmëruar një projekt i ri i USAID-it përmes organizatës të quajtur Ist Uest Menaxhment, e cila bashkëpunon me Fondacionin Shoqëri e Hapur.

Ai shtoi se administrata e tij dhe tatimpaguesit në SHBA duhet që të dinë se në periudhën e kaluar përmes USAID-it është përkrahur LSDM-ja me çka në mënyrë direkte politikisht vepron në Maqedoni, duke mbajtur anshmëri në jetën politike në vend.

Facebook Comments

Related posts

Gjermania i kërkon Serbisë që “problemin e Kosovës ta zgjidhë shpejt”

lipjanipress

Fajon: Nëse nuk ratifikohet Demarkacioni, Kosovës do t’i duhen vite të tëra për liberalizim (Video)

lipjanipress

Thaçi me këtë deklaratë e nervozoi keq mbrëmë Vuçiqin

lipjanipress

Mediat serbe: Thaçi do t’ua japë para deputetëve serbë për të votuar për ushtrinë

lipjanipress

Prishtinë, arrestohen dy të mitur për posedim të narkotikëve

lipjanipress

Ramadan Muja, një mandat duke u ballafaquar me drejtësinë

lipjanipress

Organizata VoRAE përmes qendrës për Arsim mbështetës në shkollën “ Ismail Luma ne Lipjan dhe Zenel Hajdini ne Gadime ” ka organizuar kampanjën “Arsimi ּÇelësi i Suksesit”

lipjanipress

Vucic:Nga Sarajeva për autoritetet në Prishtinë: goditja e një stilolapsi nuk mund të rrëmben asgjë

lipjanipress

Gjykata Speciale ende nuk është e gatshme të nis procedurat gjyqësore

lipjanipress

Veseli: Ata që manipuluan me listat e veteranëve duhet të turpërohen

Rexhep Isufi

Hoxhaj: Me këtë territor të Kosovës na kanë njohur 114 shtete

lipjanipress

Në qytetin e Lipjanit është ngritur Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari (VIDEO+FOTO)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli