LipjaniPress

Pas njohjes, Hoxhaj viziton Singaporin për bashkëpunim ekonomik(VIDEO)

Lajme

Dy muaj pas njohjes nga Singapori, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar për vizitë në këtë vend ku ka takuar homologun e tij, Vivian Balakrishnan, për ta falënderuar për përkrahjen dhe për të diskutuar fillimin e një kapitulli të ri të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, njofton MPJ.

Hoxhaj ka thënë se vizita e tij në këtë pjesë të Azisë Juglindore flet për atë se Kosova nuk i synon vetëm njohjet, por synon të ketë rritje të shkëmbimeve në fusha të ndryshme me këto vende dhe ta forcojë çdo ditë praninë e saj në botë.

“Sot kam filluar një vizitë në disa shtete të Azisë Juglindore. Në Singapor kam takuar ministrin e Punëve të Jashtme, ministrin e Punëve të Brendshme, kryetarin e Federatës së Bizneseve dhe përfaqësues të tjerë. Qëllimi i parë i vizitës është thellimi dhe forcimi i lidhjeve ndërshtetërore, si dhe bashkëpunimi i ardhshëm i ngushtë ekonomik në mes të dy vendeve. Së dyti, Kosova si shtet i ri është edhe më tutje në fazën e kompletimit të sovranitetit, prandaj ne do të hapim çdo derë dhe nuk do të lëmë asnjë gurë pa lëvizur me qëllim që të sigurojmë mbështetje për Kosovën, qoftë në planin bilateral, qoftë edhe për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan e ka falënderuar Hoxhajn për vizitën duke thënë se Kosova ka mbështetjen e plotë të Singaporit në procesin e zhvillimit të shtetit.

“Jam shumë i lumtur dhe i nderuar t’ju mirëpres në Singapor. Ne jemi shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin. Ju jeni një shtet i vogël, i ri, dhe sapo keni filluar këtë udhëtim emocionues. Nuk do të jetë një udhëtim i lehtë, por ju siguroj që e keni mbështetjen tonë të plotë. Ne jemi shumë të interesuar për bashkëpunim më të thellë dhe më të ngushtë, si dhe për lidhje sa më të forta në mes të shteteve tona”, ka thënë ministri i Jashtëm i Singaporit, Balakrishnan.

Kryediplomati kosovar ka takuar, po ashtu, edhe ministrin e Brendshëm, K Shuningam, i cili më parë ka qenë ministër i jashtëm, me të cilin kanë diskutuar për nevojën e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës.

Pjesa tjetër e vizitës së Hoxhajt është fokusuar në takime të karakterit ekonomik, ku fillimisht ka vizituar Federatën e Biznesit të Singaporit për ta diskutuar idenë e organizimit të Forumit të Biznesit, në mesin e këtij viti.

Ndërsa, në takimin me udhëheqësit e Programit për Bashkëpunim të Singaporit (SCP), Hoxhaj është njoftuar me listën e programeve që Kosova mund të përfitojë në këtë vit, ku përfshihen edhe trajnimet në fusha të ndryshme për dhjetëra zyrtarë të Kosovës.

Pas Singaporit, Hoxhaj do ta vizitojë edhe Brunein, Malajzinë dhe Tajlandën.

Facebook Comments

Related posts

Sabit Rrahmani në cilësi të përfaqësuesit të parë legjitim të komunitetit Ashkanli, datën 12 Nëntor 2017 t’i shpallë heronjë të gjithë 85 të vrarit e komunitetit Ashkanli

lipjanipress

Murat Jashari, i dyshuari kryesor për tentim-vrasjen e Vllasit

lipjanipress

Mogherini raporton të hënën për vizitën e saj në Kosovë

lipjanipress

Krime kundër njerëzimit në Siri, mbi 70 të vdekur në mesin e tyre edhe fëmijë vriten me helm kimikë

lipjanipress

Banorët e fshatit Vojnovc kanë filluar ndërtimin e shtëpisë bashkëfshatarit të tyre të ndjerë Bekim Mehmetit ,veteranit të UÇK-së.

Press Lipjani

50 euro gjobë për shoferët që s’e kanë me vete Raportin Evropian të Aksidenteve [video]

lipjanipress

Familja e Nysret Dibranit, pas shtatë viteve bëhet më shtëpi (Foto+Video)

lipjanipress

Aktualisht qetësi totale në Mitrovicë

lipjanipress

20 vjet nga rënia heroike e Jasharëve Fillojnë aktivitetet me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit legjendarë Adem Jashari, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri.

lipjanipress

Google Maps Ndertesa Swastika,

lipjanipress

Skandaloze: S’e mësuan vjershën, mësuesja në Prishtinë turpëron fëmijët në Facebook (Foto)

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka vizituar punimet e ndërtimit shtratit të lumit në fshatin Banullë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli