LipjaniPress

Rritet numri i aksidenteve në punë

Lajme

Në pamundësi të uljes në masë më të madhe të nivelit të vdekjeve dhe aksidenteve në punë, Inspektorati i Punës po planifikon të nisë dy aktivitete me qëllim të uljes së numrit të lëndimeve dhe vdekjeve të punëtorëve në vendet e tyre të punës.

Vitin që lamë pas numri i vdekjeve në punë zbriti nga 9, sa ishte më 2015 në 7, por u rritën rastet e lëndimeve nga 45 në 50 raste, raporton KTV.

Basri Ibrahimi, Kryeinspektor i punës, ka thënë të mos besojë se 400 ankesat përfshijnë numrin e përgjithshëm të punëtorëve që u janë shkelur të drejtat e tyre, kjo pasi numri i punëtorëve që janë gjetur duke punuar pa kontrata ka qenë 1100.

Për shkeljen e tyre vazhdon të prijë sektori privat, sidomos ndërtimtaria, përderisa për guxim më të madh në raportim të rasteve janë punëtorët e sektorit publik.

Inspektorati po ashtu ka ulur edhe numrin e gjobave të shqiptuara për 100 më pak se më 2015 dhe këtë sipas drejtuesve e kanë bërë për të mos i ngarkuar më shumë bizneset pasi të njëjtat kanë një situatë të vështirë ekonomike.

Në BSPK thonë se pavarësisht thirrjeve dhe garancive të bëra, numri i ankuesve nuk është i madh.

Kohavision ka kontaktuar disa punëtorë, të cilëve po u shkelen të drejtat e tyre në mënyra ta ndryshme nga punëdhënësit, mirëpo asnjëri nuk ka pasur guximin të flasë para kamerës nga frika e hakmarrjes.

Me të njëjtën frikë ata kanë thënë të mos e kenë marrë guximin për t’u ankuar as në institucionet kompetente, pasi vazhdojnë të mos u besojnë.

E, kjo frikë është bërë edhe më e pranishme pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër kryeinspektorit të punës për regjionin e Prishtinës për marrje të ryshfetit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri kishte kërkuar në shtatorin e vitit të kaluar 10 mijë euro nga kontabilisti i kompanisë “All Zone”, në mënyrë që kompania mos të ndëshkohet për shkak të 4 punëtorëve të huaj të cilëve iu kishte skaduar afati i kontratave të punës.

Sipas Prokurorisë së Shtetit, i pandehuri i kishe thënë se “duhet të ndëshkohet me gjobë prej nëntëdhjetëmijë euro për secilin prej tyre, edhe pse këtë shkelje të ligjit i pandehuri si kryeinspektor në inspekcionin prej tre 3 anëtarësh nuk e ka konstatuar gjatë inspektimit, të kryer atë në të njëjtën ditë në kompaninë e lartcekur”.

Facebook Comments

Related posts

“Për një dekadë e gjysmë që nga themelimi, Kolegji AAB është shndërruar në një qendër të rëndësishme akademike në Kosovë dhe jashtë saj

Press Lipjani

Skandal në kopshtet e Tiranës! Edukatorja veprim të turpshëm me fëmijën (Foto)

lipjanipress

Degjeneron seanca plenare, deputetët e PD “rrethojnë” Tahirin në foltoren e Kuvendit

lipjanipress

Zyrtari i AAK’së kritikon Shpend Ahmetin pse keqpërdori familjen për të arsyetuar jahtin

lipjanipress

Nesër seancë plenare, a do të votohet demarkacioni

lipjanipress

Kryetari Imri Ahmeti ka vizituar fillimin e punimeve tek udhëkryqi Lipjan – Magurë -Shtime.

lipjanipress

‘Bebe në bord’ – shoferët tani obligohen të vënë shenjat dalluese në automjete

lipjanipress

Festohet 12 Qërshori, Dita e Çlirimit të Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Deri kur me projekte të dështuara

lipjanipress

Amerikanët: Votuam për Trump, por s’duam që muri me Meksikën të ndërtohet

lipjanipress

Kandidati Hajrullahu viziton Qendrën për punë Sociale në Lipjan.

lipjanipress

Deputeti i PDK’së bën thirrje që të prishet koalicioni me LDK’në

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli