LipjaniPress

Veseli: Do ta bëj të pamundurën që të ofroj mbështetje institucionale për të lehtësuar të bërit biznes

Lajme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane, me të cilët ka diskutuar për çështjet që pengojnë zhvillimin e komunitetit të biznesit dhe si rezultat zhvillim e përgjithshëm ekonomik në vend
Veseli është shprehur se duhet përpiluar politikat ekonomike, në mënyrë që ato t’u shërbejnë bizneseve.

“Unë, si Kryetar i Kuvendit, do ta bëj të pamundurën që të ofroj mbështetjen institucionale për të ndihmuar dhe lehtësuar të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se një strategji për përgatitjen e fuqisë punëtore që përmbush nevojat dhe kërkesat e tregut, si dhe transformimi i politikave ekonomike, duhet të jenë ndër prioritetet kryesore për të nxitur zhvillimin ekonomik në vend.

Kryeparlamentari Veseli, po ashtu, ka diskutuar për rëndësinë e prioriteteve të institucioneve përkatëse të vendit të cilat kanë për qëllim përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes, luftimin e ekonomisë joformale, ofrimin e politikave të favorshme fiskale dhe luftimin e monopoleve, që të gjitha bizneset të operojnë në mënyrë të barabartë.

Në këtë aspekt, Veseli ka inkurajuar të gjithë komunitetin e biznesit që të dorëzojnë një kërkesë të përbashkët, e cila përfshin tri prioritetet kryesore që ky institucion duhet t’i ketë në agjendë. Ai ka pohuar se këto prioritete do të merren parasysh, përfshirë kërkesën për rifunskionalizimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime.

“Vetëm të koordinuar, së bashku, duke dialoguar dhe bashkëpunuar, mund të ecim përpara në rrugën më të shpejtë të zhvillimit ekonomik. Bizneset janë aset shumë i rëndësishëm, që, me rritjen e tyre, mund të ndikojnë në punësimin e qytetarëve. Unë, si Kryetar i Kuvendit, do ta bëj të pamundurën që të ofroj mbështetjen institucionale për të ndihmuar dhe lehtësuar të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ndërkaq, në emër të bizneseve anëtare, ka falënderuar Kryeparlamentarin Veseli për mbështetjen dhe shtyrjen para të disa ligjeve të rëndësishme në fushën e zhvillimit ekonomik.

Facebook Comments

Related posts

Gjenden mbetje mortore në Novi Pazar

lipjanipress

Nesër në Kosovë rikthehet i ftohti dhe ngricat

lipjanipress

Uragani Harvey, vogëlushja e humbur shpëtohet nga kalimtari (Video)

lipjanipress

Incidente gjatë takimit elektoral të Le Pen, sulmohet një deputet

lipjanipress

Facebook me të ardhura prej 3.57 miliardë dollarë në tremujorin e fundit

lipjanipress

Në Kolegjin ABB i mbylli punimet Simpoziumi I “Qasja bio-psiko-sociale ndaj problemeve të shëndetit mendor”

Press Lipjani

Vjen një informacion për kuponët fiskalë

lipjanipress

12-vjeçarja vdes pas përdorimit të tepërt të deodorantit

lipjanipress

Të burgosurit e vitit ’81 tregojnë për vitet e burgut

lipjanipress

Nesër në Mitrovicë nisin gërmimet për varrezë të dyshuara masive

lipjanipress

Lajmërim: Edhe pak muaj, vetëm këto vetura mund t’i importoni në Kosovë

lipjanipress

Listë e zezë për kompanitë që lanë udhëtarët të presin në aeroporte

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli