LipjaniPress

Amerikanët: Votuam për Trump, por s’duam që muri me Meksikën të ndërtohet

Lajme

Donald Trump kërkon ndërtimin e një muri përgjatë gjithë gjatësisë prej 3 200 kilometrash të kufirit SHBA-Meksikë.

Aktualisht, ekziston një barrierë në një pjesë të kufirit, e cila patrullohet me automjete dhe monitorohet me avionë pa pilot, me kamera me rreze infra të kuqe e mjete të tjera
Përgjatë dy muajve të fundit, korrespondenti i CNN-it, Ed Lavandera, ka udhëtuar përgjatë gjithë gjatësisë së kufirit jugor, duke dokumentuar jetën dhe zërat e njerëzve që jetojnë aty. Robert Cameron është një prej tyre. Bashkë me Lavanderën, ai kaloi nëpër njërën prej atyre zonave ku nuk të sheh syri agjentë të patrullave kufitare e ku për kilometra të tëra nuk do të gjesh as pika doganore.

39-vjeçari këtë lloj rrugëtimi e ka kthyer në biznes. Ai ka një ushtri të vogël automjetesh të përshtatshme për terrene të vështira e dërgon turistë për ta hapur nga afër kufirin e Teksasit me Meksikën. Cameron votoi për Trumpin dhe e mbështet plotësisht idenë e Presidentit të ri amerikan për ngritjen e një barriere solide në jug.

“Ai i thotë gjërat ashtu siç janë, nuk i vjen rrotull. Përderisa e bëri këtë premtim, ishte e qartë që do ta mbajë”, deklaroi Cameron.

Por, si njeri që e njeh mirë dhe e përjeton nga afër realitetin në terren, 39-vjeçari shprehet se edhe ai vetë nuk mund ta thotë me saktësi sesa do të funksionojë muri prej betoni.

Ai i tregon reporterit se struktura ekzistuese është e mbushur me të çara: “Kjo përfundimisht nuk është e sigurtë. Nuk e di se si do të ndërtohet ai muri i padepërtueshëm. Njerëzit duhet të kalojnë në tokën e vet”.

88-vjeçarja Pamela Taylor është një prej njerëzve që jetojnë pranë vijës ndarëse mes dy vendeve. Për dekada të tëra, ajo ka parë emigrantë të paligjshëm të dalin nga ujrat e Rio Grandes e të shpërndahen shpejt nëpër lagje. Çdo natë, lë jashtë portës shishe uji për këta njerëz, por edhe për agjentët e përfshirë në ndjekjen e tipit macja me miun, që nuk ka fund.

Pamela Taylor, banore e Braunsvill (Teksas), shprehet: “Duhet të tregohesh i krishterë në gjëra të tilla. Nuk është mirë t’i shohësh njerëzit të vuajnë etjen dhe urinë”.

Ishte presidenti George W. Bush ai që e firmosi aktin e murit të sigurtë rrethues në vitin 2006. Për ngritjen e tij, qeverisë federale iu desh të bënte llogaritë me dhjetëra pronarë tokash e procese gjyqësore./ Top Channel

Facebook Comments

Related posts

Kosovari që plagosi 9 persona me sopatë (Video)

lipjanipress

Të shtëna me armë në një shkollë në Francë, ka të plagosur

lipjanipress

Letër e hapur për Thaçin: President, nise plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale

lipjanipress

PROF. DR. VEHBI IMERI MBËSHTET SELATIN RETKOCERIN PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË LIPJANIT

lipjanipress

Personi që plagosi gjinekologun është Faton Fetiu, gjatë sulmit përdori edhe bombë

lipjanipress

Kështu u prit në Kosovë ish-ushtari i UÇK’së, i liruar pas 13 vjetësh burgim në Serbi (Video)

lipjanipress

Rasti i dy gjyqtarëve nga Veriu i Kosovës: Marrin më shumë se 1 mijë euro rrogë në muaj pa asnjë ditë pune

lipjanipress

Mirjeta Kalludra, deputetja e LDK-së që votoi kundër rezolutës për Haradinajn (Doku)

lipjanipress

Interpoli pastron listat, vetëm dy kosovarë të kërkuar publikisht (FOTO)

lipjanipress

Një mi i shkakton mijëra euro humbje një kompanie ajrore

lipjanipress

Listë e zezë për kompanitë që lanë udhëtarët të presin në aeroporte

lipjanipress

Oficerja bukuroshe e FSK-së, i punon arat (Foto)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli