LipjaniPress

Kërcënimi Trump – Kina paralajmëron luftë me SHBA

Lajme

Raportet në mes të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë më të tensionuara, tash kur administrata e re e Donald Trumpit ka nisur punën.

Lufta me SHBA’në nën komandën e Donald Trumpit nuk është “vetëm slogan” por është duke u shndërruar “në realitet praktik”, ka thënë një zyrtar i lart i ushtrisë kineze, raporton The Independent.

Komentet e këtij zyrtari janë publikuar në web-sajtin e Ushtisë për Çlirimin e Popullit, që me gjasë janë përgjigje për retorikën agresive të administratës së re amerikane kundrejt Kinës, transmeton Gazeta Express.

Morning Post ka cituar zyrtarin e Departamentit të Moblizimit dhe Mbrojtjes të ketë thënë se “një luftë brenda ‘mandatit të Presidentit’ ose ‘fillimi i luftës brenda natës’, nuk janë vetëm slogane ato janë duke u shndërruar në realitet praktik”.

Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij, vazhdimisht kanë kërkuar një linjë më të fortë karshi Kinës.

Së fundmi, Trump gjithashtu ka injoruar politikën amerikane të “Një Kine të vetme”. Ai publikisht ka shprehur qëndrimin e tij për Tajvanin.

Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj dhe SHBA për dekada të tëra ka respektuar këtë politikë. Por Trump ka dhënë sinjale se nuk do të qëndrojë prapa politikës për “Një Kinë të vetme”.

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson gjithashtu ka avokuar për këtë politikë, teksa anijet luftuarake janë vendosur në ishujt kinez në Detin Jugor të Kinës- veprime të cilat Pekini zyrtar i konsideron akt të luftës.

Raportet e pakonfirmuara se ushtria kineze dhe sistemet raketore janë vendosur pranë provincës në veri-lindje të Heilongjiang, sugjerojë se Kina është duke u përgatitur për luftë.

Në rrjetet sociale në Kinë, gjithashtu janë publikuar fotografi të sistemit raketor, Dongfeng-41, të cilat thuhet se janë vendosur afër kufirit rus.

Provokime të tilla janë publikuar edhe në tabloidin The Global Times, ku sugjerohet se Ushtria për Çlirimine Popullit po paralajmëron Trumpin.

Sidoqoftë, presidenti kinez, Xi Jinping ka bërë thirrje për reduktim të armëve bërthamore.

Facebook Comments

Related posts

Veseli: Do ta bëjmë ushtrinë për të garantuar të ardhmen e fëmijëve tanë

lipjanipress

13-vjeçarja nga Vushtrria ka nevojë për ndihmë, i duhen 40 mijë euro për transplatimin e veshkës

lipjanipress

Zaev edhe më tutje nuk guxon të flasë për të drejtat e shqiptarëve

lipjanipress

Një tjetër virus do të godasë Botën? Kina lëshon alarmin

lipjanipress

Thaçi: Pajtohem me Mogherinin, të ndërtojmë ura e jo mure

lipjanipress

Zyrtarët e QKU: Bajram Rexhepi është në komë artificiale

lipjanipress

Anija kozmike arrin në Gjithësi

lipjanipress

19 vjeçari pranoi se ka kryer vrasjen, u dënua me 5 vjet burg

lipjanipress

Trump këshillohet që të pranojë Malin e Zi në NATO

lipjanipress

Adem Grabovci në seancën gjyqësore dëshmitar i Prokurorisë në gjykimin e Fatmir Limajt(VIDEO)

lipjanipress

Vuçiq: Thaçi duhet të harrojë egon e tij

lipjanipress

Zjarr në një ndërtesë në Lipjan, ka të lënduar

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli