LipjaniPress

“The Telegraph” i përgjigjet Trumpit me Ritën dhe refugjatet më inspiruese

Lajme

Mediumi i njohur britanik “The Telegraph” i është përgjigjur presidentit Donald Trump me një listë të krijuar me refugjatet ndër më të njohurat në botë që sot shërbejnë si inspirim për shumë gjenerata.

Kjo përgjigje erdhi pasi presidenti amerikan ndaloi hyrjen e imigrantëve nga shtatë shtete me shumicë islame. Shtatë është edhe numri i grave në listën e “The Telegraph”, transmeton Koha.net.

Në këtë listë të mediumit të njohur bën pjesë edhe kosovarja Rita Ora, që si e vogël migroi në Britani të Madhe dhe sot është këngëtare me famë botërore.

“Fituese e çmimeve muzikore, dizajnuese e modës dhe ylli televiziv Rita Ora u largua nga Kosova me prindërit e saj në moshën njëvjeçare, pas persekutimit ndaj shqiptarëve. Ajo katër herë ka dominuar në Britani të Madhe me këngët e saj dhe ka marrëveshje me brendet e famshme botërore si Adidas e Rimmel”, thuhet në përshkrimin që “Telegraph” i ka bërë Rita Orës.

Në listën e “The Telegraph” është edhe ish-sekretarja e shtetit amerikan Madeleine Albright, familja e së cilës ishte larguar nga Çekosllovakia në vitin 1938.

Listën e përbëjnë edhe Judith Kerr, Yusra Mardini, Marlene Dietrich, Gloria Estefan dhe Regina Spektor.

Facebook Comments

Related posts

Ratifikohet Demarkacioni pas 3 vite

lipjanipress

Njeriu që plagosi Vllasin përmend edhe Isa Mustafën

lipjanipress

Shefi i NATO’s: Do t’i rezistojmë ndikimit rus në Ballkan

lipjanipress

Viktima e aksidentit në Arllat të Drenasit, ishte ushtar i UÇK’së (FOTO)

lipjanipress

Komandanti i NATO’s për Europë: Transformimi i FSK’së në ushtri i takon Kosovës

lipjanipress

Sërish sulme në Siri, vriten dhjetëra persona

lipjanipress

Mustafa i thotë Palmerit se përkrahja e SHBA-ve për Kosovën është e pazëvendësueshme

lipjanipress

Deda tregon pse dështoi FER-i

lipjanipress

Vetëvendosje fsheh përplasjet e Shpend Ahmetit me Albin Kurtin (VIDEO)

lipjanipress

Lipjani si gjithmon zemërgjerë për djaloshin 25 vjec Sejdi Smajli, mblidhen afro 40 mijë euro për pak orë

lipjanipress

Zaevin e shpallin shqiptar

lipjanipress

Raportet mes Bashkimit Evropian dhe Donald Trumpit eskalojnë në pikë kritike

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli