LipjaniPress

Vandalizmi në shkolla shfaq papërgjegjësinë e institucioneve

Lipjani

Thonë shpesh se faji është jetim. Kjo bëhet edhe më e zakonshme në një shoqëri si e jona! Sa i përket shkollës dhe sistemit arsimorë të gjithë janë fajtore, madje më fajtorë se nxënësit e shënjestruar, janë përgjegjësit për arsimin në nivel të ministrisë dhe komunës.

Megjithëkëtë renditja e atyre që mbajnë përgjegjësi fillon nga Qeveria, Ministria, Drejtoria komunale, prindërit, drejtuesit e shkollës, arsimtarët dhe vetëm në fund është nxënësi.
Nxënësi sillet në varësi të situatës, duke e lexuar fillimisht papërgjegjësinë e institucioneve të lartcekura dhe hapësira që i krijohet nga këto të fundit. Si të rinj që janë dhe pa perspektivë, me shumë energji e ambicie, të cilën në mungesë të vëmendjes së shoqërisë dhe të hapësirave të mirëfillta, do të gjejnë vrima tjera që ta shkarkojnë disi energjinë negative.
Shkolla nuk po ju bëhet një hapësirë as interesante dhe as premtuese për ata, sepse nuk funksionojnë të gjitha hallkat e sistemit, ose më mire me thënë këto hallka janë te deformuara, të cilat domosdo që prodhojnë procese e shoqëri të deformuar.

Në anën tjetër, shumë mësimdhënës nuk e kanë autoritetin e mjaftueshëm dhe njëkohësisht janë të papërgatitur profesionalisht, duke u punësuar më tepër nga petku partiak e familjar sesa nga meritokracia.
Po ashtu ju mungon guximi dhe vullneti, me u ballafaqu me problemet në shkolle, ballafaqim ky që pashmangshëm do t’i përplaste edhe me drejtuesit e arsimit. Një shembull që dëshmon indiferencën e drejtorisë së arsimit është Gjimnazi në Lipjan, i cili ka angazhuar sigurim privat, me qëllim të mbajtjes së rendit dhe disiplinës në shkollë, duke ju kërkuar nxënësve para në kundërshtim me rregullat e ligjet në fuqi.
Përveç obligimit të padrejtë dhe të paligjshëm që nxënësit të paguajnë sigurimin, ky veprim ka zhvlerësuar deri në pavrejtshmëri të menaxhmentit të shkollës, të mësimdhënësve, mirëmbajtësve e personelit shërbyes.
Çfarë bën drejtori në shkollë kur zhveshët nga përgjegjësitë menaxheriale, apo e luan rolin e korrierit klasik duke informuar drejtorin e DKA-se se kush çfarë po flet ne shkollë, apo më mirë me thëne se cili arsimtar është në këtë apo atë parti.
Këtë degradim të arsimit katërçipërisht na e konstatoi edhe PISA, ku në njëfarë mënyre na bëri me dije se faktori kryesor në suksesin apo rezultatet e nxënësve është disiplina.
Nuk është aspak rastësi që cilësia e arsimit në vendet ë Lindjes së Largët apo në Skandinavi përcaktohet nga disiplina. Por, thelbi i sistemit të arsimit qëndron në kushtet shoqërore.
Nxënësit më shumë se veten e tyre, ata reflektojnë shpirtin dhe gjendjen e shoqërisë.
Një shoqëri si Kosova, e padrejtë, përplot pabarazi, favorizime partiake e familjare, varfëri e mungesë perspektive nuk mund të prodhojë sistem tjetër të arsimit përveç këtij që po e vuajmë.
Natyrshëm, rruga e përmirësimit edhe të arsimit kalon nëpërmes përmirësimeve e ndryshimeve sistemore politike e shoqërore, ku vëmendja e sinqertë dhe plot ndjeshmëri do të kthehej kah nxënësit, për mësim nxënien, por veçmas për perspektivën dhe realizimin e tyre.

Rabit Konjufca, anëtar i kryesisë i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Lipjan.

Facebook Comments

Related posts

Për një qeverisje që nuk e kemi parë në Lipjan Shkruan: Albulena Kelmendi

lipjanipress

170 mijë euro për ndërtimin e shtratit të lumit Sitnica

lipjanipress

Hajrullahu ” Me Jetën e Re do t’i sjellim Lipjanit jetën e re”

lipjanipress

Shënohet Dita e Çlirimit në Lipjan

lipjanipress

Hajriz Rashiti zgjedhet punëtor më i dalluar i vitit 2018 (FOTO)

lipjanipress

Lajmrim për të gjithë të interesuarit se më datën 20.05.2017 e shtunë duke fillu nga ora 10:00 në fshatin Ribar i Madh – Lipjan

lipjanipress

Hapja Zyrtare e Fushatës nga LDK-Lipjan bëhet në Gadime (te Shpella), nga ora 19:00.

lipjanipress

Për Llugaxhinë nuk flitet më vetëm në Kosovë, flitet në Evropë, në Amerikë dhe gjithandej ku jetojnë dhe punojnë llugaxhiasit.

lipjanipress

Qytetar të shumët nga Hallaqi i Madh sonte priten kryetarin Imri Ahmeti dhe ekipin e tij.

lipjanipress

Mjeku Lipjanas Xheladin Rizani merr titullin Kardiokirurg (Specialist i Kirurgjisë së zemrës)

lipjanipress

Nënkryetari Tasholli nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për zhvillim ekonomik

lipjanipress

Me rastin e 7 marsit – Ditës së Mësuesit,Kryetari Ahmeti ndan mirënjohje

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli