LipjaniPress

Degjeneron seanca plenare, deputetët e PD “rrethojnë” Tahirin në foltoren e Kuvendit

Lajme

Tiranë, 2 shkurt – Tensione, tone të ashpra, ngritje zëri gjatë kohës që në foltoren e Kuvendit fliste ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Teksa Tahiri fliste për reformën në drejtësi, ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli që është ngritur të flasë nga vendi, ndërsa dukej që ngrinte zërin dhe bënte gjeste me dorë.

Ka mjaftuar deklarata e Tahirit, që gjysma e sallës së Parlamentit nuk e do reformën në drejtësi (duke e pasur fjalën për PD¬në), dhe bën çdo gjë për të mbrojtur, sipas tij, prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, që deputetët Jozefina Topalli, Paloka e të tjerët me radhë të kërkojnë shtyrjen e seancës dhe e rrethuan Tahirin në foltore, transmeton Standard.

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të sigurisë të Kuvendit për të mbajtur situatën nën kontroll.

Tahiri-Berishës: Bëmë baba të të ngjaj. Thuaj atij djalit të shkojë në komision të përgjigjet çfarë ka bërë nën lëkurën tënde, shko vetë atje jep llogari lër edhe tët bir të japë llogari. Kjo është Shqipëria që nuk duan shqiptarët. Jashtë kësaj salle ka shqiptarë normalë që presin të dëgjojnë zgjidhjen reale.

Këtu ka disa që i zë goja lesh me akuza dhe fyerje, shkoni në prokurori tregoni që jeni ithtarë të shtetit ligjor, nëse doni realisht të ndërtoni një Shqipëri më të mirë dhe keni pretendime për mua, Ramën, Ditmirin, Benin, tjetrin e tjetrin shkoni në Prokurori. Ka gjyqtarë të emëruar medemek shorti që në KED nga KED dhanë dorëheqjen.

Leskaj: Nëse keni ardhur me plan të prishni seancën kjo është tjetër gjë, lëreni ministrin të flasë. Uluni qetësohuni.

Tahiri: Qytetarët e kanë të qartë që ky parlament ka një bast e nëse ndahet më dysh, nuk ndahet për shkak të pasurisë, apo varfërisë, ndahet me dysh vetëm për shkak të drejtësisë. Ka një gjysmë që nuk do reformën në drejtësi dhe ka një anë tjetër që e do reformën, këtu në këtë sallë ka ca njerëz që mbrojnë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ka disa të tjerë që duan të bëjnë drejtësi, ka që janë të gatshëm të bëjnë edhe zhurmë në parlament mjafton të mbrojnë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.
(Deputetet demokratë çohen dhe rrethojnë Tahirin ne foltore)

Leskaj: Pse mërziteni kur përmendet reforma në drejtësi, kërkojeni fjalën dhe thuajeni mendimin tuaj, mos u mërzisni pse ta ndërpres seancën se ke dalë ti aty? S’ka arsye…

Facebook Comments

Related posts

EU observer: Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale

lipjanipress

Italia dhe Libia me marrëveshje për parandalimin e emigrantëve

lipjanipress

Korrupsioni i lidhur me moszbatimin e ligjeve dhe gjyqësorin jo efikas

lipjanipress

Edhe Sheshelj po frikësohet për “sulm” në veri të Kosovës

lipjanipress

Rrugëtimi i sigurt drejt fitores së kryetarit Ahmeti pa balotazh në zgjedhjet e 22 tetorit, u dëshmua edhe në Akllap

lipjanipress

Zvicra në nevojë për 134 mijë punëtorë të rinj me orar të plotë

lipjanipress

Shpend Maxhuni intervistohet për dëbimin e gulenistëve nga Kosova

Rexhep Isufi

Ja çka thonë të moshuarit për mungesën e WC-ve publike në Prishtinë (VIDEO)

lipjanipress

12-vjeçarja vdes pas përdorimit të tepërt të deodorantit

lipjanipress

Shqipe Pantina jep dorëheqje

lipjanipress

Kolegji i Gylenit “Mehmet Akif” dënohet me 12 mijë euro, instaloi kamera në toalete

lipjanipress

Ministri Hamza tregon kush do të përfitojë nga rritja e pagave

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli