LipjaniPress

Shala nuk beson se serbët do ta rrënojnë vetë murin

Lajme

Haxhi Shala, deputet i Nismës për Kosovën, ka thënë se nëse është i vërtetë ai që ai ka quajtur “gjysmë-lajm” se serbët do ta rrënojnë vetë murin në veri të Mitrovicës është gjë e mirë.

“Sepse askush nuk dëshiron trazira e destabilizim në Kosovë”, ka thënë Shala, në “Interaktiv” të KTV-së, teksa ka shprehur dyshime se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Unë nuk mund t’i besoj këtij lajmi deri sa të mos shoh veprime konkrete. Edhe sikur të zvogëlohet muri në 80 centimetra e të inkorporohet në shëtitore atëherë nuk do të jetë kurrfarë arritje. Nëse rrënohet tërësisht atëherë do të nënkuptonte se serbët e kanë kuptuar se kanë bërë një gabim”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se në rast të rrënimit të murit do të mund të justifikohej tejkalimi disa ditësh i ultimatumit që Kuvendi i Kosovës i dha institucioneve ekzekutive të vendit që ta rrënojnë murin, e që ishte fundi i janarit.

Deputeti ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë më këmbëngulëse në respektimin e ligjeve dhe shtrimin e sovranitetit në gjithë vendin.

Deputeti Shala ka mbrojtur qëndrimin e opozitës për ndërprerje të dialogut me Serbinë, meqë siç ka thënë nga kjo asgjë nuk ka fituar Kosova.

Facebook Comments

Related posts

Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri me qëndrime të ndryshme për strukturat paralele

lipjanipress

Zëvendës-presidenti amerikan – Iranit: Mos e testoni Trump-in

lipjanipress

Njeriu Australian mbijeton duke u bllokuar për orë të tëra në një pellg me baltë e ujë (FOTO+VIDEO)

lipjanipress

Sekseri që merr para për mbylljen e hetimeve

lipjanipress

Po duam punë, mjaftë me mashtrime

lipjanipress

Fauz Xhemajli, nënkryetar i Lipjanit

lipjanipress

Mblidhen 47 mijë euro për veteranin britanik të UÇK-së(FOTO)

lipjanipress

Ambasada gjermane në Kosovë hap librin e zisë për Helmut Kohl

lipjanipress

Konjufca ia përsërit Fajonit qëndrimin e VV’së për Demarkacion

lipjanipress

Zvicra ka një ofertë për kosovarët që duan pasaportë zvicerane (Foto)

lipjanipress

KEDS ka njoftuar për vendet që do të kenë ndërprerje të rrymës gjatë ditës së nesërme

Press Lipjani

Sondazhi i fundit: Për Kryeminister, VV Albin Kurti del, fitues i Zgjedhjeve të 11 Qershorit

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli