LipjaniPress

Shefi i NATO’s: Do t’i rezistojmë ndikimit rus në Ballkan

Lajme

NATO është duke iu ndihmuar qeverive të Ballkanit Perëndimor që t’i ndërtojnë organet e mbrojtjes dhe inteligjencës, në mënyrë që t’iu rezistojnë ndikimeve politike, veçanërisht nga Rusia, ka thënë sot në Sarajevë Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg.

Kreu i NATO’s nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Duke folur gjatë vizitës në Sarajevë, Jens tha se aleanca është në dijeni të ndikimit të rritur rus në Ballkan dhe intervenimin rus në porceset politike në Mal të Zi, transmeton Express.

Shefi i NATO’s do ta vizitojë edhe Kosovën nesër.

“Jemi duke i përcjell këto nga afër. Ne punojmë me partnerët tanë, përfshirë Malin e Zi, që t’iu ndihmojmë atyre t’i forcojnë kapacitetet e inteligjencës dhe institucionet e mbrojtjes,” ka thënë Stolteneberg.

Mali i Zi pritet që t’iu bashkohet NATO’s këtë vit, gjë që kundërshtohet fuqishëm nga Rusia. Vitin e kaluar, autoritetet malazeze e akuzuan një grup serbësh dhe rusësh për planifikimin e një puçi gjatë zgjedhjeve të 19 tetorit, në mënyrë që t’i ndihmonin një aleati opozitar që të vinte në pushtet.

Qeveria ruse e ka mohuar përfshirjen.

“Mënyra më e mirë për ta rritur rezistencën ndaj çfarëdo ndikimi të jashtëm apo politik, është që të sigurohemi se institucionet në vendet e ndryshme të Ballkanit janë të forta, modernizuara dhe reformuara,” ka thënë Stoltenberg.

Facebook Comments

Related posts

Italia dhe Libia me marrëveshje për parandalimin e emigrantëve

lipjanipress

Ndrroi jet gazetari Ganimet Klaiqi

lipjanipress

Të gjithë të interesuarit, dashamirësit e librit, janë të mirëseardhur të marrin pjesë në Ceremoninë e promovimit të librit, “Me Forcen e Shpirtit” me personazh z. Islam Behxhet Pacolli

lipjanipress

Hapja Zyrtare e Fushatës nga LDK-Lipjan bëhet në Gadime (te Shpella), nga ora 19:00.

lipjanipress

Departamenti i Gazetarisë mban konferencën ndërkombëtare “Prishtina Media Days”

lipjanipress

Atentatorët deshën të iknin drejt Zvicrës pasi plagosën Vllasin

lipjanipress

Asociacioni i Komunave serbe mund të formohet në Ditën e Pavarësisë së Kosovë

lipjanipress

Familjari i kryetarit të Lipjanit nga LDK-ja, i bashkohet PDK-së

lipjanipress

Ky është rusi më i kërkuar në botë, për spiunazh ndërkombëtar

lipjanipress

Hashim Thaçit i vjen edhe një goditje e papritur nga SHBA-ja (FOTO)

lipjanipress

Këta ish udhëheqës të UÇK’së janë në Listën e Zezë të SHBA’së (Dokument)

lipjanipress

Rrëfimi i pilotit kosovar, i licencuar dhe i papunë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli