LipjaniPress

Udhëheqja e Alternativës zgjidhet me vota, Deda e Kusari-Lila nuk janë drejtues të saj

Lajme

Deputeti i pavarur, Ilir Deda dhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, kanë folur për udhëheqjen e subjektit të ri poltik, të cilën janë duke e krijuar.

“Gjysma e strukturës do të renditet në bazë të votës së qytetarëve dhe gjysmën tjetër në mënyrë demokratike do ta zgjedh partia”, ka thënë deputeti Deda.

Kusari – Lila në Rubikon ka thënë se Alternativa e Re do të ndryshojë nga partitë tjera sepse ajo dhe Deda nuk kanë qëllime individuale.

Ajo ka shtuar se zgjedhje e kreut të partisë do të jetë demokratike, dhe e pa rëndësishme në kuptimin e asaj se qëllimet do të jenë kolektive dhe jo individuale.

Ndërsa deputeti ka thënë se mund të mos jetë as ai e as Kusari – Lila në krye të Alternativës së Re.

“Alternativa” vjen si mungesë e një qeverisjeje e cila përfshin njerëz që bazën etike e morale e kanë prioritet, thotë Kusari Lila.

“Një mungesë e udhëheqjes e cila i merr dhe i përkthen ato në një qeverisje të përbashkët. Sot e kemi një qeverisje e cila nuk është e hapur dhe nuk përfshin njerëz që kanë bazën etike dhe morale të parën”, theksoi Kusari Lila.

Sipas saj, ideja nuk është veçse një parti tjetër politike në listë. /Express/

Facebook Comments

Related posts

Kuvendi merr vendim për emërimin e sheshit tek teatri i qytetit me emrin Ismail Kadare

Press Lipjani

Fati i murit në Mitrovicë varet nga bisedimet në Bruksel

lipjanipress

Shqipe Pantina jep dorëheqje

lipjanipress

Koreja e Veriut paralajmëron Kinën për ‘pasoja katastrofike’

lipjanipress

Denoncuesi i Driton Gashit: Unë s’e kam ndërmend të vetëvritem, nëse vdes më kanë vrarë

lipjanipress

Nderohet Dëshmori Xhavit Kozhani, martirët e fshatit Ribar i Madh dhe Zllakuqan

lipjanipress

Në shënimin e 27 vjetorit të themelimit LDK-së, për sukseset dhe të arriturat flet Kryetari Komunës Imri Ahmeti njeherit Kryetar Komune në Lipjan

lipjanipress

Një mi i shkakton mijëra euro humbje një kompanie ajrore

lipjanipress

Ministrja serbe e Drejtësisë: Nuk ka arsye që kërkesa për ekstradimin e Haradinajt të refuzohet

lipjanipress

Çantë e dyshimtë afër shkollës fillore “Elena Gjika”

lipjanipress

Kerkohen 10 mjeshter ne gjermani Darmstadt

lipjanipress

Shpend Ahmeti flet për jahtin, bëhet horë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli