LipjaniPress

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Selanik, evakuohen 50 mijë banorë

Lajme

Organet greke të pushtetit lokal në Selanik, në bashkëpunim me policinë dhe forcat e ushtrisë, kanë filluar të marrin masa për zbatimin e një plani evakuimi të 50. 000 banorëve nga tre bashki në pjesën perëndimore të qytetit ditën e diel, për t’u dhënë mundësi specialistëve të çaktivizojnë një bombë të Luftës së Dytë Botërore.

Bomba në fjalë është gjetur në një thellësi prej pesë metrosh gjatë punimeve për zgjerimin e një gropë të depozitës së një pike karburanti në rrugën “Monastiriu”, në zonën Kordelio në dalje të qytetit.

Siç theksojnë specialistët për fat të mirë eskavatori nuk e ka prekur bombën për katër cm, përndryshe pasojat e shpërthimit do të mund të ishin të paparashikueshme. Bomba vlerësohet se ka një peshë prej 250 kg dhe ka ende siguresën në pjesën e pasme të saj, por për arsye sigurie gjatë caktivizimit dhe transportimit të saj në një bazë ushtarake, do të duhet të kryhet evakuimi i banorëve, që konsiderohet më i madhi që është bërë ndonjëherë në Greqi, përcjell TCh.

Organet e pushtetit lokal dhe policia kanë filluar të njoftojnë qytetarët e tre bashkive të zonës që ndodhen në një rreze prej 2 km larg vendit ku ndodhet bomba me anë të mediave, por edhe duke shkuar në çdo shtëpi që të largohen ditën e diel për disa orë nga shtëpitë e tyre, me anë të mjeteve të shërbimit urban që do të ketë në dispozicion prefektura e Selanikut. Gjithashtu do të hapen edhe palestra dhe vende të posaçme për të moshuarit dhe personat në nevojë.

Facebook Comments

Related posts

Shukri Buja tregon nëse Nisma do ta kandidojë për kryetar të Lipjanit

lipjanipress

Koci: Shumë shpejt do ta padisim Serbinë për gjenocid në Kosovë

lipjanipress

Vuciq: Mustafa s`më kthen përgjigje, me Kosovën do bëj atë që e ka bërë Titoja

lipjanipress

I pari i Lipjanit Imri Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij po ashtu sot kanë vizituar punimet në Llugagji

lipjanipress

Raportet mes Bashkimit Evropian dhe Donald Trumpit eskalojnë në pikë kritike

lipjanipress

Suedia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

lipjanipress

Në Pakistan dënim me vdekje për një postim në Facebook

lipjanipress

Trump këshillohet që të pranojë Malin e Zi në NATO

lipjanipress

Aktivitet pesë ditor i Qendrës Rinore për të rinjtë e komunës

Press Lipjani

I shpëton rrëmbimit duke kërcyer nga bagazhi i makinës në lëvizje (Video)

lipjanipress

Hashim Thaçit i vjen edhe një goditje e papritur nga SHBA-ja (FOTO)

lipjanipress

Kryetarja e Preshevës kërkon njohjen e diplomave të Kosovës…

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli