LipjaniPress

Ministri i Brendshëm izraelit përdor qepën që të përlotet (Video)

Lajme

Ministri izraelit i Punëve të Brendshme, Aryeh Deri është vendosur në shënjestër të kritikave të shumta në opinion, pasi në një video të publikuar zbulohet se gjatë fushatës zgjedhore ka përdorur qepë për të xhiruar një mesazh emocional drejtuar zgjedhësve, raporton Anadolu Agency.

Televizioni izraelit “Kanal 2” publikoi videon në të cilën shihet se si ministri Deri, kryetar i partisë izraelite Shas, gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2015 sytë e tij i fërkon me qepë për të xhiruar një mesazh për votuesit, ku flet për ish-liderin e ndjerë të partisë Shas, rabinin Ovadi Yosef.

Në video shihet se si Deri me buzëqeshje thotë se askush nuk mund të lëshojë lot dhe të qajë, sado që të mundohet, më pas nga miku merr qepën dhe fërkon sytë, pas çka incizohet video-mesazhi në të cilën ai “i përlotur” flet për themeluesin e partisë dhe paraardhësin e tij Yosef.

Deri në fillim të viteve 90’të të shekullit të kaluar ka ushtruar postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit pa resor, ndërsa për shkak të korrupsionit në vitin 2000 përfundoi në burg dhe aty qëndroi 22 muaj, prej gjithsej tre viteve, aq sa ishte i dënuar.

Lideri i partisë Shas u bë në vitin 2013, ndërsa në vitin 2015, po ashtu ishte ministër i Ekonomisë së Izraelit.

Facebook Comments

Related posts

Në Kosovë ka filluar “Java e Parandalimit të Kancerit të qafës së mitrës”

lipjanipress

Vuçiq: Po të flisja si Thaçi do të më varnin në Terazi

lipjanipress

Veseli: Do ta bëj të pamundurën që të ofroj mbështetje institucionale për të lehtësuar të bërit biznes

lipjanipress

Haradinaj, Vulinit: Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik

Press Lipjani

Festohet 12 Qërshori, Dita e Çlirimit të Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Protesta për vdekjen e Arbenita Spahiut, mjeku ua tregon gishtin qytetarëve

lipjanipress

Aktualisht qetësi totale në Mitrovicë

lipjanipress

Krasniqi: Opozita s’do të bëhet hisedare e marrëveshjeve të dëmshme

lipjanipress

Ambasadorja gjermane: Jemi të dëshpruar me propozimin për Ushtrinë

lipjanipress

Ky është dëmi më i madh që Thaçi ia shkaktoi Kosovës (VIDEO)

lipjanipress

Ish-Drejtori Arsimit në Prishtinë: Ahmeti të japë përgjegjësi për punësimin e 276 militantëve

lipjanipress

Gjykata Speciale ende nuk është e gatshme të nis procedurat gjyqësore

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli