LipjaniPress

Abrashi: S’kemi kohë për dëshirat e opozitës

Lajme

Ministri i Punës e Mirëqenies Sociale dhe zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi ka treguar se në takimin që presidenti Hashim Thaçi kishte me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli është diskutuar për obligimet ndërkombëtare që ka Kosova.
“Pas telasheve që janë ngritur dhe përfunduar në mënyrë pozitive, si muri, treni e dialogu mbesin dy-tri çështje në mënyrë që të hapim perspektivën evropiane të Kosovës”.

“Demarkacioni hap rrugën për liberalizimin e vizave dhe është një nga parakushtet e formimit të ushtrisë”.

Abrashi që ishte i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se është formuar Komisioni Shtetëror për matjen e territorit të Kosovës, e ku ftesë ka pasur edhe opozita.

“Opozita gjen arsye që të refuzojë, por ky Komision është i pavarur dhe ka ekspertë të fushave dhe institucione që kanë peshë”.

“Ne nuk presim kohë të presim opozitën për dëshirat e tyre, ne duhet të kryejmë punët tona”.

“Ky raport i Komisionit do të ndihmojë të gjithë ata që kanë pasur mëdyshje për shënjimin e kufirit”.

Ministri Abrashi ka thënë poashtu se edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe është poashtu obligim ndërkombëtar që duhet të bëhet sa më shpejt.

“Duhet të reagojmë shpejt, sepse Parlamenti Evropian nuk ka kohë të na pret në pafundësi dhe është shumë problem nëse ne klasa politike dhe Kuvendi shndërrojmë proceset teknike në ato politike”.

Facebook Comments

Related posts

“Nuk mund të tërhiqet paralele në mes të Jasharit e Rugovës, sakrifica e Jasharajve është unike”

lipjanipress

Somali:Sulm me makinë-bombë, 8 te vdekur

lipjanipress

Kryetari i LDK’së uron Pashkët edhe përmes rrjetit social Twitter

lipjanipress

12-vjeçarja vdes pas përdorimit të tepërt të deodorantit

lipjanipress

Qytetarët e Luginës të zhvendosur në Kosovë s’po mund të pajisen me dokumente

lipjanipress

Shukri Buja: Ja çka më pyetën hetuesit!

lipjanipress

Duhani, shkaktar i 85 për qind të rasteve me kancer në mushkri

lipjanipress

Jetojnë në Kosovë – rom, ashkali dhe egjiptian – ëndërrojnë Europën (VIDEO)

lipjanipress

Këshilltari i kryeministrit: Albin, ju paskeni edhe jahta

lipjanipress

Berisha e quan Thaçin “kryerrenc të Kosovës

lipjanipress

Arrestohet Shpend Ahmeti në Milano

lipjanipress

“Tremben” kandidatët, ngritja e KLP dhe KLGJ mund të futet në ngërç (VIDEO)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli