LipjaniPress

Operacion i rrallë i kryer me sukses nga mjeku lipjanas Dr.Xheladin Rizani dhe ekipa ndihmëse

Lajme Lipjani Nderkombëtare Shneta

Në repartin e Kardiokirurgjisë në QKUK është kryer një operacion në zemër (coronary artery bypass) me “LAD intramiokardial” tek pacienti N.A., mashkull, 49 vjec. Këto operacione ku LAD është intramiokardial hasen rrallë dhe e bëjnë operacionin të vështirë dhe të komplikuar (të vështirë për tu gjetur arteria qe do të revaskularizohet, të rrezikshem për të hapur aksidentalisht ventrikulin, rrisin mundësinë e gjakderdhjes, zgjasin kohën e intervenimit etj.). Sipas njërit nga pjesëmarrësit në operacion ky operacion edhe pse i vështirë është kryer me sukses nga ekipa operatore : Operator: Dr.Xheladin Rizani, Prof.Dr.Adem Grbolar dhe Dr.Leonard Bytyqi Anestezioni : Dr.Shkëlzen Muriqi, Inf. Valbona Bilalli, Inf. Ragbete Perfuzionist: Bernard Berisha, Genc Tasholli Instrumentare: Trina Mustafa Ky operacion përvec që është kryer me sukses kishte edhe dicka tjetër të vecantë. Pacienti është lirurar nga trajtimi spitalor në ditën e 4-të postoperatore me gjendje të mirë. Kjo është periudha më e shkurtër (kohë rekorde) e qendrimit postoperativ në këtë repart që nga themelimi i tij për operacione të tilla. E njejta tregon edhe suksesin e trajtimit kirurgjik të pacientit dhe kujdesin postoperativ ndaj tij. Dr. Rizani falenderon gjithë ekipen që moren pjesë në operacion, të cilët treguan profesionalizëm të lartë dhe përkushtim (në vecanti Prof.Dr.Adem Grbolar, Dr.Shkëlzen Muriqi dhe Dr.Leonard Bytyqi) si dhe pjësen tjetër të stafit që u kujdesën për pacientin në periudhën postoperative. Gjithashtu ai shpreh gatishmërinë për të ndihmuar pacientët që kanë nevojë për intervenime të tilla në zemër. Dr. Rizani fton të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime të tilla që t’i drejtojtohen institucioneve shëndetësore publike kosovare dhe të kenë besim në to, ngase kanë shembuj suksesi, përkushtimi e profesionalizmi./Lipjanipress.com//

Facebook Comments

Related posts

Reagon Ali Ahmeti: Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin e Maqedonisë

lipjanipress

Profili i Haradinajt, merr postin që e kërkoi për 13 vjet: Tash le ta tregojë veten

lipjanipress

Nëse mendon të abortosh? Së pari shiko këtë video…

lipjanipress

Sheshel: Kosovën mund ta kthejmë vetëm me Rusinë

lipjanipress

UP dëmtohet mbi gjysmë milioni euro, shkak një vendim i paligjshëm i ish-rektorit – askush s’jep përgjegjësi

lipjanipress

Pronari i arrestuar i motelit ku qëndruan personat që plagosën Vllasin (Foto)

lipjanipress

Ky është vendimi i Gjykatës turke për gylenistët e deportuar nga Kosova

lipjanipress

Nesër sërish testohet alarmi në Prishtinë

lipjanipress

Një vajzë e vogël kafshohet nga gjarpri, në QKU s’ka serum

lipjanipress

Asnjë qeveri s’mund ta ndalë punën e Gjykatës Speciale

lipjanipress

Përplasen dy trena mes vete, disa të lënduar (Foto)

lipjanipress

Pa mbështetje në Kosovën e lirë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli