LipjaniPress

LOJA E PISTË ME DURIMIN QYTETAR

Lajme Op/Ed

Shkruan Luljeta ALIU

Evropa po i thotë LDK-së se mocioni është grusht shteti dhe po e lutë të mos e bëjë këtë gabim.

Miqtë më besnikë amerikanë, Daniel Serwer e Elliot Engel, i kanë treguar Kosovës se nuk duhet të nguten për dialog dhe se nuk duhet të pranojnë marrëveshje me ndryshim kufijsh, që do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën dhe që nuk është zgjidhje e mbështetur nga Amerika, por vetëm nga administrata Trump.

Ndërkohë, politikanët tanë po bëhen sikur nuk kuptojnë sa të dëshpëruar me Kosovën duhet të jenë këto figura eminente të politikës botërore për të qenë të detyruar t’i lënë anash floskulat diplomatike dhe ta thonë kaq troç dhe hapur mendimin të tyre. Më qartë nuk ka ku shkon, përpos të thuhet se ai apo ky politikan kosovar po punon kundër interesave të Kosovës. Por këta nuk guxojnë ta shpallin tradhëtar një kosovar. Këtë duhet ta kuptojmë vetë ne.

Qytetarët në zgjedhjet e fundit i kanë treguar politikanëve përmes votës se çfarë vije politike mbështesin. Sidomos LDK duhet ta ketë kuptuar deri më tani vullnetin e votuesve të saj për orientimin e dëshiruar dhe partnerët e mundshëm për koalicion.

Mbrëmë, si asnjëherë në këto 20 vite pas largimit të agresionit millosheviqian, qytetarët u bashkuan në aksionin simbolik kundër këtyre avazeve për rrëzimin e kësaj qeverie.

Megjithatë, njerëz të pacipë të involvuar në krijimin e kësaj krize vazhdojnë me agjendat e tyre, pa asnjë turp e frikë. Arroganca ndaj qytetarëve nuk mund të rritet më shumë. Këta njerëz janë në gjendje ta rrezikojnë edhe konfliktin qytetar për interesa personale. Këta njerëz janë rrezik për shtetin. Këta njerëz nuk e kanë vendin në politikë. Këta janë kriminelë. Janë matrapaza. E zeza e vendit. Fatkeqësia jonë.

Sjelljet e këtyrë personave janë një lojë e pistë me durimin qytetar tani kur jemi të ngujuar, janë një ofendim për inteligjencën dhe rrezikim i stabilitetit në vend në këtë kohë krize. Është sikur ta gjeje një njeri të afërt e të lënduar të shtrirë përtoke dhe në vend se ta ndihmosh, t’ia japësh shkelmin e fundit për alivanosje.

Po të mos ishte kohë krize dhe karantine, do të duhej të dalim në rrugë të gjithë qytetarët dhe të mos largohemi nga rrugët deri sa të shkarkohet nga pozita jo vetëm Agim Veliu, por edhe presidenti aktual e bashkë me të edhe Isa Mustafa. E le të flasin të tjerët pastaj, nëse guxojnë.

Facebook Comments

Related posts

Hahn: Kodi telefonik rezultat i dialogut Kosovë – Serbi

lipjanipress

Protestë gjithë popullore kundër vendimit politik në rastin e Kumanovës.

lipjanipress

Suedia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

lipjanipress

IMRI AHMETI- nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me këshillin evropian KE për të drejtat e minoriteteve

Press Lipjani

Deputeti i PS-së vizitë në familjen e Klement Balilit, ja çfarë thotë për “Eskobarin e Ballkanit

lipjanipress

Nesër sërish testohet alarmi në Prishtinë

lipjanipress

Obama thyen heshtjen, lëvdon protestat kundër Trump

lipjanipress

Vucic:Nga Sarajeva për autoritetet në Prishtinë: goditja e një stilolapsi nuk mund të rrëmben asgjë

lipjanipress

Gadimja e Eperme dhe e Ulet , perkrahin fuqishem Dr. Fitim Selimin,

lipjanipress

Asfaltohen rrugicat në fshatin Kraishtë, gjithashtu Filluan punimet për asfaltimin e rrugicave në Ribar të Madh

lipjanipress

Banorët e Kodrës së Trimave protestojnë për mungesë të energjisë elektrike (Video)

lipjanipress

R E A G I M: Daim Hiseni reagonë publikisht deri tek institucionet relevante në vend

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli