LipjaniPress

Kosova renditet e para në botë me vdekjet nga COVID-19 në 1 milion banorë

Bota Lajme Lipjani Shneta

E numri i lartë i vdekjeve ka bërë që Kosova të renditet e para në botë.

Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.

Themeluesi dhe Drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol i cili njëherësh është edhe profesor i mjekësisë molekulare, ditë ma parë ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter rang listën e shteteve me më së shumti vdekje në një milion banorë, ku e para është Kosova.

Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë prapa edhe Amerikën e cila renditet në vendin e 9-të.

Lidhur me këto statistika ka reaguar deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo përmes një reagim në Twitter ka shkruar se kaq për menaxhimin e mirë të ministrit Armend Zemaj dhe lavdërimin e Isa Mustafës për punën e kryer nga jurisiti Zemaj.

“Kaq për menaxhimin e mirë të Armend Zemaj nga LDK dhe lavdërimin e Isa Mustafës për punën e kryer nga jurisiti, Ministër i shëndetësisë. Ironikisht, duket se Isa Mustafa po lexon mbrapsht “suksesin” e Kosovës. Kush është “xhelati i vërtetë” po tregojnë statistikat”, ka shkruar Kusari-Lila.

Kujtojmë se tash e disa javë numri i vdekjeve në Kosovë brenda 24 orëve ka qenë mbi 10 persona, duke bërë kështu që shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19 të rritet. Sipas të dhënave të IKSHP-së raste aktive me coronavirus në vendin tonë janë 4 mijë e 19.

Eric Topol @EricTopol Today marks 16 weekdays in a row with the US > 1,000 covid deaths. The USA ranks #9 in the world for deaths/million people, the only industrialized nation on the list 1. Kosovo 2. Peru 3. Bolivia 4. Mexico 5. Panama 6. Brazil 7. Montenegro 8. Bosnia
Facebook Comments

Related posts

PDK e Lipjanit e pakënaqur me Projekt-Buxhetin e vitit 2018-2020

lipjanipress

Publikohen fotografitë e ushtarëve të vrarë sirianë nga sulmët ajrore të SHBA’së (FOTO)

lipjanipress

Walker dhe drejtuesit e Opozitës tregojnë se çka u bisedua në takimin e sotëm (Video)

lipjanipress

PDK dega në Lipjan ,mbajti takim në qytetin e Lipjanit

lipjanipress

Nuk ndryshon mënyra e votimit për mërgimtarët

lipjanipress

Kongresisti Rohrabacher i shkruan Nikoliqit: Këmbeni territoret me Kosovën (Dokument)

lipjanipress

Nëse mendon të abortosh? Së pari shiko këtë video…

lipjanipress

Ku mbeti lista e gjat e kriminelve serb që morën pjes në masakrat dhe dhunimet e shkaktuara në Kosovë

lipjanipress

I shpëton rrëmbimit duke kërcyer nga bagazhi i makinës në lëvizje (Video)

lipjanipress

Ushqimet më të mira për të forcuar muskujt tuaj

lipjanipress

Rrëfimi i Hamëz Jasharit, pak ditë para sulmit nga forcat serbe (Video)

lipjanipress

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli