LipjaniPress

7 opinione për 10-shin e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan Shkelzen Bislimin

Lipjani Op/Ed

7 opinione për 10-shin e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan Shkelzen Bislimin��Më poshtë janë karakteristikat të cilat disa shokë dhe njerëz të afërt të tij i kanë vrejtur tek ai , për të cilat mendojnë që duhet përkrahur një njeri siç është Xeni, drejt rrugëtimit të tij politik.��Rinor Tasholli – “Xeni është njeri shumë i ndjeshëm këtë e vërej zakonisht në rastet kur dikush prej shokëve ose prej njerëzve që ai i njeh dhe kanë ndonjë problem më duket se edhe ai ka te njejtat probleme, aq afër zemrës i merr shqetësimet e të tjerëve, është i pa zëvendësueshëm , është njëri që ja vlenë të përkrahet, kam shumë besim tek ai.��Urim Halili – “Unë Xenin e njoh goxha moti. Mund të them që jam shumë i lumtur që e kam njohur sepse ka pasur ndikim goxha të madh në rrjedhat e jetës sime. Më ka këshilluar dhe më ka ndihmuar në shumë gjëra çdoherë qe kam pasur nevojë. Ky është ndër tiparet e tij që Xeni dinë t’i bëjë më së miri, me ju ndihmu njerëzve. Shpesh i them që ky virtyti i tij është njëkohësisht edhe e meta e tij më e madhe, sepse shpesh ndoshta e harron veten duke u ndihmuar të tjerëve. Pse mendoj unë që Xeni duhet të ketë shumë sukses në skenën politike ? Është për arsye se Xeni ka bërë gjithmonë këto vepra me vullnet të plotë. Dhe mendoj që prap si çdoherë, politika e Lipjanit dhe Lipjani në përgjithësi kanë me fitu prej Xenit ma shumë sesa Xeni prej tyre.” ��Shuajb Qerimi – Xeni është njeriu më i drejtë dhe më i mirë që e kam takuar deri më tani. Ai mundohet që çdo problem të cilin e kam unë ose dikush tjetër (edhe pse si njeh), ai mundohet me i zgjidh ato probleme, ku shumicës së problemeve ai u gjenë zgjidhje. Ai ka prirje të mëdha per udhëheqje, ose me një fjalë ai është i lindur për menagjim të situatave të ndryshme. Këto janë vetëm pak fjalë që e përshkrova Xenin, mirëpo Xeni ka edhe shume vyrtyte që unë nuk arrita t’i përmend.��Valenton Amerllahu – Energjia dhe vullneti që karakterizon Shkëlzen Bislimin për ndryshime, është një arsye shtesë pse duhet votuar kandidatura e tij për asambleist. Unë jam shumë i sigurt që temat dhe shqetësimet që do t’i ngritë ai, do të jenë pikërisht shqetësimet dhe problemet reale me të cilat përballen qytetarët e Komunës sonë.��Enes Lekiqi – Shkëlzenin e njoh qëmoti. Është djalë i mençur e i ditur. Ajo që më së shumti e karakterizon atë, sipas meje, është natyra e qetë e tij. Ka një mprehtësi të jashtëzakonshme të të gjykuarit si dhe një aftësi për të marrë lakmi të mendimit kritik. Ka qenë çdoherë aktiv në shumë çështje, duke qenë, kështu, pjesë e shumë organizimeve me karakter të ndryshëm, të cilat, në fakt, atë e kanë gdhendur edhe më si njeri.��Jeton Fejzullahu – “ Për Xenin me fol ose me konkretizu një cilësi të veçantë që ai e ka nuk mundem, pasi që ai ka shumë cilësi edhe veprime të mira në çdo aspekt të jetës. Me i përmbledh të gjitha këto gjëra unë me një fjalë e kisha përshkruar si një “legjendë” për shoqërinë dhe rrethin tonë” ��Fidan Hetemi – “Shkëlzeni është njeri human dhe shumë bamirës. Afërsia dhe sjellja e mirë e tij me njerëzit dhe çiltërsia e tij e bëjnë personalitetin e tij shumë më të pasur dhe me të lidhur me rrethin shoqëror. Maturia që e ka Shkëlzeni e bëjnë përsonalitetin e tij më të guximshëm për vendimet e ndryshme në jetë dhe kontrollin që e posedon, I bënë më të qartë objektivat e tij që i vendos vetvetes dhe realizimit të tyre. Është njeri i sinqertë dhe i ndershëm, dhe me vullnetin e tij për punën dhe të ardhmen e fuqizojnë misionin dhe vizionin e tij. Fokusi bie edhe në kreativitetin e tij që manifeston veten e tij në mënyrë efektive për dëshirën e të kuptuarit dhe eksploruar njerëzit e ndryshëm. Optimizmi që e pushton personalitetin e tij dhe karakterin e tij, gjithmonë tregon anën pozitive për arritjen e qëllimeve afatgjata.”/LipjaniPress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

I pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, uron qytetarët për Vitin e Ri 2021

lipjanipress

Rrëzohet shtylla elektrike në Lipjan Femijet luajn me rrymen (FOTO)

lipjanipress

Urimi i Kryetarit Ahmeti për Ditën e Mësuesit

lipjanipress

Donacion për Lipjananasit: Shoqata e Prodhuesve të Qumshtit të Kosovës (FOTO)

lipjanipress

Berat Buzhala godet Shpend Ahmetin dhe e quan Kavec

lipjanipress

Përurohet projekti “Sistemi i unifikuar i adresave” në Komunën e Lipjanit(FOTO)

lipjanipress

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Lipjan.

lipjanipress

KRYETARI VETËVENDOSJES NË LIPJAN SELATIN RETKOCERI DO TË JETË NË STADIUMIN E QYTETIT KU ZHVILLOHET DERBI LOKAL ULPIANA – ARBËRIA

lipjanipress

Luftoi për kosovën iku në francë dhe u kthye përseri për ta vrarë vëllanë në lipjan

lipjanipress

Edhe nga radhet e PDAK-së dega në Lipjan përzgjedhen tre kandidat

lipjanipress

Nga kjo datë do të gjobiteni nëse s’keni gomat e dimrit dhe zinxhirët në veturë

lipjanipress

Shuhet Agim Binaku, zëri i gazetarisë sportive

lipjanipress
Skip to toolbar