LipjaniPress

A u kopjua logo e 10-vjetorit të Pavarësisë? Vjen sqarimi nga presidenca

Lajme

Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka pranuar, pasi e kanë parë logon e kompanisë gjermane, se ka ngjashmëri të pjesshme me logon e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, por sipas tyre shumë logo në botë kanë ngjashmëri mes vete, mirëpo kjo nuk e zbeh domethënien e tyre.

“Ngjashmëritë e pjesshme besojmë se janë rastësore dhe nuk kanë asnjë lidhje të qëllimshme me atë logo apo edhe me logo të tjera. Ka shumë logo në botë që mund të kenë ngjashmëri më njëra-tjetrën, por kjo në asnjë mënyrë nuk e zbeh domethënien e tyre. Kjo logo është përzgjedhur, pasi përputhet me shumë elemente simbolike të përvjetorit të 10 të pavarësisë. Ajo i posedon ngjyrat zyrtare, që janë ngjyra e kaltër, ngjyra e artë dhe e bardha, të cilat i përkasin edhe flamurit tonë shtetëror. Forma e logos, me dy duar të hapura dhe dhjetë gishta, simbolizon ditëlindjen e dhjetë. Pjesë e saj janë gjithashtu edhe elemente të hartës së Kosovës, ku përreth saj me gjashtë vija janë përfshirë në mënyrë simbolike edhe gjashtë grupimet etnike më të mëdha që jetojnë në Kosovë, derisa dy vijat vertikale në mes të logos nënkuptojnë skaje të hartës sonë. Për më tepër, logoja e 10 vjetorit, nëse shohim mes gishtave, ka edhe formën e fishekzjarrëve, prandaj ka shumë elemente dalluese mes tyre, përkundër ngjashmërisë së duarve të hapura”, ka thënë Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë.

Facebook Comments

Related posts

Mirsad Tahiri: Jemi me Kombë Ashkanli, Jo RAE

lipjanipress

Konjufca ia përsërit Fajonit qëndrimin e VV’së për Demarkacion

lipjanipress

Vuçiq: Thaçi duhet të harrojë egon e tij

lipjanipress

Ky është rusi më i kërkuar në botë, për spiunazh ndërkombëtar

lipjanipress

Rrëzohet shtylla elektrike në Lipjan Femijet luajn me rrymen (FOTO)

lipjanipress

Ish –Drejtori Arsimit në Prishtinë: Ahmeti të japë përgjegjësi për punësimin e 276 militantëve

lipjanipress

Ministria e Infrastrukturës arsyeton gjobën prej 50 eurove ndaj shoferëve për mungesë të formularit

lipjanipress

Qeveria ka vendosur t’i pres serbët kurdo që ata vendosin të kthehen në institucione (Video)

lipjanipress

Vetëvendosje mban sot konferencë për media

lipjanipress

Haradinaj: Mali i Zi në NATO siguri për rajonin, do ta përfundojmë edhe demarkacionin

lipjanipress

Gecaj: Hipokrizia nuk ka kufi (Foto)

lipjanipress

Florim Shala jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK në ditën e zgjedhjeve

lipjanipress
Skip to toolbar