LipjaniPress

AAK arrin marrëveshje koaliconi me dy parti (Foto)

Lajme Lipjani

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur një marrëveshje koalicioni parazgjedhore me dy parti.

Në njoftimin e bërë nga ky subjekt politik, thuhet se është arritur një marrëveshje për zgjedhjet e 11 qershorit, me Partinë Social-Demokrate të Kosovës dhe Ballin Kombëtar të Kosovës.

“AAK, sot ka arritur marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e 11 qershorit, me Partinë Social-Demokrate të Kosovës dhe Ballin Kombëtar të Kosovës.

Akti i nënshkrimit është bërë në Selinë e AAK-së në Prishtinë, nga Kryetari Ramush Haradinaj dhe kryetarët respektivë të këtyre dy partive, Bajram Kelmendi dhe Selman Berisha”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkohë që deri në mesnatën e të martës, partitë politike kanë për obligim të deklarojnë në KQZ koalicionet garuese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

16 maji është paraparë afati i fundit nga KQZ-ja që partitë politike të deklarojnë koalicionet garuese në zgjedhje, derisa të hënën ka përfunduar afati për deklarimin për mospjesëmarrje eventuale në zgjedhje.

AAK po ashtu është në koalicion edhe me Nisma për Kosovën të Fatmir Limajt.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Xhenoveva Ruiz Calavera viziton Xhamien e lipjanit

lipjanipress

Sondazhi: Liderja e ekstremit të djathtë Le Pen do t’i humbiste zgjedhjet presidenciale në balotazh

lipjanipress

Ushtria bëhet sivjet

lipjanipress

Malisheva në përkrahje të Ramush Haradinajt

lipjanipress

Kryetari Ahmeti uron semimaturantët

lipjanipress

Thaçi: BE nuk po i kupton deputetët që s’i hapin rrugë liberalizimit të vizave

lipjanipress

Rinia Demokratike e Kosovës – Lipjan

lipjanipress

Zgjedhjet e përgjithshme mbahen në fund të majit

lipjanipress

FSHATI BABUSH MBËSHTETË SELATIN RETKOCERIN PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË LIPJANIT

lipjanipress

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli priti në takim sot Zëvendësministrin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shukri Maxhuni.

lipjanipress

Gjendet traktori i vjedhur para 18 vjetësh (Video)

lipjanipress

Hashim Thaçi jep një lajm të ri për vizat! (VIDEO)

lipjanipress
Skip to toolbar