LipjaniPress

Abdullahu: Demarkacionin e çojmë bashkë me PDK-në në Kuvend, s’e dimë datën

Lajme

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk pritet të procedohet as këtë javë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Pavarësisht kërkesave nga faktori ndërkombëtar që institucionet e Kosovës të përmbyllin këtë çështje gjatë këtyre ditëve, kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, do të kërkojnë edhe një rast tjetër, për të shmangur votimin e demarkacionit në këtë fazë, për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme në Kuvend.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, tha për Radion Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është në Bruksel dhe deri në ditën e enjte nuk do të jetë në vend. Sipas tij, kryeministri Mustafa pas kthimit nga Brukseli do të ndërmarrë veprimet e duhura për këtë çështje.

“Është marrëveshje e palëve në koalicion që ta procedojmë një projekt të tillë, pra çështjen e demarkacionit. Ata do ta bëjnë dhe ketë do ta bëjnë bashkë, por tash, konkretisht në cilën ditë, nuk mund ta them unë”.

“Mbetet të shihet, është çështje e marrëveshjes. Kur të kthehet kryeministri Mustafa do të shohim se cilat janë informacionet që do të na i sjellë dhe mandej në bashkëpunim me palët e koalicionit do të ndërmerret një hap i duhur pozitiv në çdo aspekt”, tha Abdullahu.

Zëdhënësi Abdullahu tha po ashtu se kryeministri Mustafa po qëndron në Bruksel në përpjekje që t’i bindë zyrtarët në Bruksel që Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht, për dy vjet, kriterin e ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që të merret liberalizimi me kusht.

Sipas këtij propozimi, nëse Kosova brenda këtij afati nuk e përmbush këtë kriter, asaj do t’i hiqej liberalizimi dhe do t’i kthehej regjimi i vizave.

“Ky është një lloj projekti, me të cilin do të shohim se çka do të ndodh më konkretisht, nuk mund të paragjykojmë se çka do të jetë përgjigja e Brukselit, por ka shenja pozitive në ketë aspekt”, tha Abdullahu. /rel/.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

A bash te Daut Haradinaj paska mbetur puna a?!

lipjanipress

Norvegjia premton vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

lipjanipress

Kryetari i LDK’së uron Pashkët edhe përmes rrjetit social Twitter

lipjanipress

Asfaltohet rruga e fshatit Resinovc

lipjanipress

Të burgosurit e vitit ’81 tregojnë për vitet e burgut

lipjanipress

Gjoba dhe padi për partitë politike që përdorin të dhënat personale të qytetarëve

lipjanipress

NJOFTIM: Dorëheqje nga PDAK, si dhe nga të gjitha funksionet e PDAK-së

lipjanipress

Radikali Sheshelj kërkon ndërprerjen e dialogut me Kosovën në Bruksel

lipjanipress

Formohet Klubi 2 Futbollistik “KF-Lipjani”

lipjanipress

Sulmet kibernetike rrezikojnë edhe sigurinë e Kosovës

lipjanipress

Ushtria bëhet sivjet

lipjanipress

“The Telegraph” i përgjigjet Trumpit me Ritën dhe refugjatet më inspiruese

lipjanipress
Skip to toolbar