Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra në Lipjan Bekim Olluri dhe ish – kandidati për deputet i Lëvizjes për Drejtësi, njiheri edhe sekretar i këtij subjekti Fidan Mustafa së bashku me strukturen kësaj partie në Lipjan ka aderuar në Nisma Socialdemokrate në Lipjan të udhëhequr nga kryetari z. Heset Sahiti.
Në pranin e ministërit të MASHT-it Shyqeri Bytyqi dhe deputetit Haxhi Shala dhe para shumë anëtarëve dhe simpatizantëve u është falenderuar të aderurëve z.Sahiti për ardhje dhe pranimin e programit të partis së Nisma Socialdemokrate të udhëhequr nga lideri i saj z.Fatmir Limaj.
Të aderurit z.Olluri dhe z.Mustafa po ashtu kanë falenderuar për mirëpritje që iu është ofruar nga z.Heset Sahiti dhe anëtarët e kësaj partie në Lipjan. Ku edhe u zotuan që do punojë çdo ditë, çdo kohë pa hezitim për Nisma Socialdemokrate të udhëhequr nga kryetari z Fatmir Limaj.