LipjaniPress

Adri Nurellari braktis Hashim Thaçin

Lajme

Adri Nurellari nuk do të jetë më këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Largimin nga ky post e ka bërë të ditur vet ai në një postim në Facebook. “Kam vendosur t’i rikthehem vokacionit tim për angazhim aktiv publik dhe përfshirje të shpenguar në debatet politike. Pra do përpiqem që të bëj atë që më pëlqen më shumë dhe që mendoj se e bëj më mirë”, ka shkruar Nurellari
Postimi i plotë i Adri Nurellarit:

Të dashur miq,

Dua t’ju informoj se prej sot nuk jam më këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi kam vendosur t’i rikthehem vokacionit tim për angazhim aktiv publik dhe përfshirje të shpenguar në debatet politike. Pra do përpiqem që të bëj atë që më pëlqen më shumë dhe që mendoj se e bëj më mirë.
I shpreh mirënjohjen Presidentit Thaçi për besimin që më ka dhënë dhe për bashkëpunimin e afërt, në më shumë se tre vjet. Kam konsideratën më të lartë për të, kam mësuar shumë prej tij dhe prej përvojës së përfituar gjatë punës që kam bërë në ekipin e tij.
Jam krenar që kam shërbyer për këtë periudhë të gjatë pranë politikanit shqiptar më të suksesshëm, i cili besoj se është një ndër kontribuuesit më të mëdhenj për çështjen kombëtare në historinë bashkëkohore të popullit shqiptar. Jam gjithashtu i sigurt se Z. Thaçi ka për ta përmbushur me sukses mandatin e Presidentit, duke vendosur një standard të ri të lartë në këtë detyrë.
Po ashtu, dëshiroj t’i falënderoj përzemërsisht kolegët e Kabinetit të Presidentit për bashkëpunimin e ngushtë e të frytshëm, si dhe për frymën tejet miqësore. Mburrem që isha pjesë e këtij ekipi të shkëlqyer profesionistësh e patriotësh të përkushtuar, të cilëve u uroj punë të mbarë dhe sa më shumë arritje.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Ramiz Kelmendi ‘godet’ Shpend Ahmetin: Duaje tënden me jahte, vodka ruse e përcjellëset e Serbisë

lipjanipress

Hoti e O’Connell lavdërojnë procesin e emërimit të Berishës në krye të Doganës [video]

lipjanipress

Çelaj, i gatshëm të kandidojë për kryetar të Prishtinës (Video)

lipjanipress

Hetime për përplasjen vdekjeprurëse të autobusit hungarez në Itali

lipjanipress

Matoshi: Kosovës i duhet një President i urtë jo një si Thaçi

lipjanipress

UP dëmtohet mbi gjysmë milioni euro, shkak një vendim i paligjshëm i ish-rektorit – askush s’jep përgjegjësi

lipjanipress

Ambasadorja gjermane: Jemi të dëshpruar me propozimin për Ushtrinë

lipjanipress

Territori i Kosovës do të matet nga zyrat me dokumente kadastrale

lipjanipress

Ramush Haradinaj flet nga Franca: Më ngeli merak që s’isha në përvjetorin e Rugovës (Audio)

lipjanipress

Gjykata kthen taksistët e dëbuar në Aeroportin e Prishtinës

lipjanipress

Ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve me sëmundjen e fruthit në Kosovë. Nga kjo sëmundje deri më tani kanë vdekur 2 persona, një fëmijë 15 muajsh dhe një 37 vjeçar.

lipjanipress

Gjenden të vdekur 10 ushtarë në Kashmir, u zunë nga orteku

lipjanipress
Skip to toolbar