LipjaniPress

Agani shkarkon disa anëtarë të partisë, vendos për koalicion me Veselin

Lajme

Partia e Drejtësisë, me datën 15 maj 2017, ka mbajtur Kuvendin e rregullt të Punës dhe Këshillin Drejtues ku ka dalë me vendimin pro koalicionit me PDK-në.

Partia e Ferid Aganit ka thënë se “votoi pro koalicionit me PDK-në si ofertë e vetme zyrtare e paraqitur në organet e partisë”.

“Këshilli Drejtues unanimisht mori këto vendime: Ndryshimin në përbërjen e re të Kryesisë, shkarkimin nga udhëheqja e disa anëtarëve të Kryesisë, për shkak të shkeljeve statusore dhe votoi pro koalicionit me PDK-në si ofertë e vetme zyrtare e paraqitur në organet e partisë”, theksohet në komunikatën e PD-së.

PD po ashtu zgjodhi listën e kandidateve për deputetë: Ferid Agani, Ardian Sejdiu, Vesel Neziri, Merjeme Uka dhe Luljeta Kelmendi.

Në këtë Kuvend të Punës, u determinuan të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat u ballafaqua partia gjatë një viti.

“Për Partinë e Drejtësisë, ky Kuvend ishte me rëndësi të veçantë për faktin se duhej të azhurnohen ndryshimet në strukturën udhëheqëse të partisë konform kërkesës së KQZ-së dhe të aprovohen rezultatet e kuvendeve të jashtëzakonshme në 7 degë”, thuhet në njoftimin për media të PD-së.

Pas Kuvendit të Punës, Partia vazhdoi punën me Këshillin Drejtues, me përbërjen e re të aprovuar nga Kuvendi i Punës.

“Në këtë kuvend pune, Partia e Drejtësisë mori mbështetje të fuqishme nga anëtarësia e gjerë dhe u konstatua se partia është e gatshme të hy në zgjedhjet parlamentare”, përfundon komunikata.

TEMAT:

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Burgu i josh kosovarët, 4 mijë konkurrentë për 70 vende pune (Video)

lipjanipress

Goditet në kokë me shufër hekuri një 12-vjeçar nga Shkupi

lipjanipress

Konjufca përjashton mundësinë e bashkëpunimit LDK-VV në të ardhmen

lipjanipress

Kështu duket “harta politike” pas zgjedhjeve të 11 qershorit, ku fitoi PAN e ku VV?(FOTO)

lipjanipress

Kryetari i komunës, z. Naim Ismajli, po merr pjesë në Komitetin Drejtues të NALAS-it

Press Lipjani

Kështu reagoi Veseli kur Isa Mustafa e la sallën e Kuvendit (Foto)

lipjanipress

Malisheva në përkrahje të Ramush Haradinajt

lipjanipress

Mashtrimi me subvencione, i bashkakuzuari në rastin e ish-deputetit thotë se përvetësoi mbi një mijë euro

lipjanipress

Demostratat studentore të vitit 1981(FOTO)

lipjanipress

Kanë filluar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës “Luftëtarët e Lirisë në fshatin Babush i Muhaxherëve

lipjanipress

Problemet e mërgimtarëve gjatë aplikimit për të votuar në Kosovë

lipjanipress

Kryeministri i Kanadasë dëgjon Kuran (Video)

lipjanipress
Skip to toolbar