LipjaniPress

AKR deri nesër vendos se me kë do të bëjë koalicion

Lajme

Caktimi i datës 11 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend, ka bërë që partitë politike tashmë të përgatiten për fushatën parazgjedhore.

Me këtë rast kanë nisur të përfolën edhe koalicionet e mundshme në mes të subjekteve politike. Së fundmi është përfolur për një koalicion të mundshëm në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re.

Madje është thënë se kjo e fundit sot do të mbajë takim me strukturat e partisë ku do të vendoset se me cilin nga subjektet politike do të hyjë në koalicion.

Mirëpo, i kontaktuar nga Telegrafi, nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu, ka bërë të ditur se takimi nuk do të ndodhë sot por gjatë ditës së nesërme.

“Ne jemi vazhdimisht në takime me strukturat e ngushta të partisë, mirëpo zyrtarisht do të takohemi nesër dhe në ndërkohë jemi duke i shqyrtua dhe duke i vlerësuar të gjitha mundësit për bashkëpunim të mundshëm gjithmonë duke pasur parasysh çka është në interesin më të mirë të vendit dhe atë që e bënë ndryshimin e madh që i duhet Kosovës për të ardhmen”, ka thënë Sejdiu.

I pyetur se me cilën nga subjektet politike AKR ka përafrime të mëdha që do ta shtynin të lidhte koalicion me të, Sejdiu u shpreh se ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me këtë gjë.

“Nuk kemi diçka konkrete apo zyrtare, ne jemi në bisedime me të gjithë dhe po i vlerësojmë të gjitha ofertat sa i përket bashkëpunimit programor dhe përafrimin më të madh do ta kemi me atë që i garanton zbatimin e programit ekonomik veçanërisht të AKR-së për të ardhmen”, tha Sejdiu.

Ai theksoi se deri nesër eventualisht nga fundi i vikendit do të bëhet e qartë se a do të ketë AKR-ja koalicion parazgjedhor apo pas-zgjedhor me ndonjërën nga subjektet politike. /telegrafi/.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Miratohet raporti për matjen e territorit – Mustafa shpreson se do ta votojë edhe opozita

lipjanipress

Zyrtare: LDK dhe AKR arrijnë marrëveshje për koalicionin

lipjanipress

KQZ përmbyll procesin e certifikimit të partive dhe kandidatëve – kjo është lista e plotë

lipjanipress

Pronari i arrestuar i motelit ku qëndruan personat që plagosën Vllasin (Foto)

lipjanipress

LSDM premton pensione shtetërore për të gjithë qytetarët

lipjanipress

Fillon marshi “Një miliard në këmbë” kundër dhunës ndaj grave

lipjanipress

Kryetari i PDK’së premton fuqizimin e rinisë dhe grave

lipjanipress

Gjendet i vdekur një kumanovar në rrugë

lipjanipress

Ekskluzive: Rugova e dërgoi Adem Jasharin për trajnime në Shqipëri (VIDEO)

lipjanipress

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Lipjan.

lipjanipress

Vuçiq i përmend Rusisë themelimin e Ushtrisë së Kosovës

lipjanipress

Hoti: Tryezat po i bëjmë për të caktuar datë të zgjedhjeve

lipjanipress
Skip to toolbar