LipjaniPress

AKR mbështet protestën e së shtunës me Ramushin.

Lajme Lipjani

AKR e mbështet protestën e organizuar nga AAK për Ramush Haradinajn. Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti i këtij subjekti Behgjet Pacolli nëpërmjet ‘Facebookut’.

Padrejtësitë në Republikën e Kosovës, po rriten përditë e më tepër.
Është e padrejtë dhe e papranueshme që mijëra familje të jetojnë në varfëri të skajshme, që qindra mijëra të rinjë të mbesin rrugëve të papunë dhe të pa shpresë për një jetë normale në vendin e tyre.
Është e padrejtë që qytetarët e Kosovës të jenë të vetmit që jetojnë të izoluar dhe tu mohohet e drejta për lëvizje të lirë.
Është e padrejtë që minierat e Kosovës të shiten e stërshiten dhe askush të mos thotë asnjë fjalë dhe të mos bëjë asnjë veprim për të parandaluar shitjen e pasurisë tonë.
Në vazhdën e këtyre padrejtësive është edhe mbajtja e z. Ramush Haradinaj në Francë dhe heshtja e institucioneve tona për këtë padrejtësi.
Protesta e thirrur për ditën e shtunë, në ora 13.00, kundër mbajtjes së z. Haradinaj në Francë është plotësisht e drejtë, prandaj AKR-ja e mbështet si të tillë duke besuar fuqishëm se kjo do të jetë një protestë masive, paqësore dhe dinjitoze./Lipjanipress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

U mbajt mbledhja e 3-të me radhë e Kuvendit Komunal të Lipjanit

lipjanipress

Kosova nuk i pranon më pasaportat e serbëve të Kosovës

lipjanipress

Kusari – Lila zotohet për angazhim të mëtutjeshëm në tolerancën ndërfetare

lipjanipress

Musliu thotë se gjendja e shqiptarëve në Veri është e rëndë

lipjanipress

E tmerrshme/ Adoleshenti vret veten live në Facebook me pushkën e babait (+16 Video)

lipjanipress

Ramush Haradinaj përkrahet fuqishëm në Lipjan!(FOTO)

lipjanipress

Gjenden mbetje mortore në Novi Pazar

lipjanipress

Shokuese qfar gjendet brenda Produkteve

lipjanipress

Deri kur me projekte të dështuara

lipjanipress

Gecaj godet prapë Vetëvendosjen: Nga pushteti na largojnë veç nëse na vrasin rrugëve (Video)

lipjanipress

Universiteti “Haxhi Zeka” nuk ka para për bursa

lipjanipress

Kadri Veseli: PDK do ta kthejë politikën në shërbim të qytetarit

lipjanipress
Skip to toolbar