Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Lipjani Blerton Latifi ka bërë të qartë për portalin tonë se ai nuk është larguar asnjëherë nga strukturat e Levizjes Vetëtvendosje dhe nuk ka ndermend të ndërrojë partin në të cilen edhe ka filluar aktivitetin e tij politik si aktivist i shquar.
Latifi ka demantuar kalimin e tij ne partin e cila udhëheqë me komunen e Lipjanit(LDK) dhe se takimi me kryetarin Ahmeti ka qenë në cilësin e një të riu dhe jo si antarë i ndonjë partie, për të cilin takim thotë se ka qenë vetem ftes e disa miqëve të tij për tu njoftuar me kryetarin Ahmeti,
Në fund Latifi ka njoftuar se ai do të vazhdojë të qëndrojë besnik Lëvizjes Vetëvendosje dhe shprehet optimist për zgjedhjet lokale të 22 tetorit./LipjaniPress.com//
Facebook Comments