LipjaniPress

Alarmojnë ekspertët: Koreja Veriore gati ta zhvillojë raketën që e mbërrin SHBA-në

Lajme

Testimi i suksesshëm i raketës me rreze të mesme dhe gjata veprimi nga Koreja Veriore tregon për një përparim të rëndësishëm të Koresë Veriore në përpjekjen e saj për ta ndërtuar raketën balistike interkontinental. Kjo, sipas ekspertëve, është shenj shqetësuese për gadishullin korean dhe Shtetet e Bashkuara.

Ekspertët kanë thënë se raketa e testuar dje do ta arrinte një distancë prej të paktën 4.000 kilometrave nëse do të shkrepej në trajektore standarde, transmeton Express.

Sipas projekti monitorues “38 North” me bazë në SHBA, testimi i djeshëm përfaqësinë një nivel të performancës që nuk është parë asnjëherë deri më tani nga Koreja Veriore.

“Duket se jo vetëm që ka demonstruar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi që mund t’ua mundësojë atyre që ta godasin seriozisht bazën e SHBA-së në Guam, por çka është më e rëndësishmja, mund të përfaqësojë një përparim të qëndrueshëm drejt zhvillimit të raketës balistike interkontinentale,” sipas këtij grupi monitorues.

Testimet e vazhdueshme të raketave nga Veriu gjatë këtij vitit – edhe pse jo të gjitha prej tyre të suksesshme por që shkelur sanksionet e OKB-së – kanë shkaktuar alarm ndërkombëtar dhe i kanë rritur tensionet me SHBA-në.

SHBA-ja dhe Japonia e kanë thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të martën.

Koreja Veriore është e njohur për zhvillimin e armëve bërthamore – ka kryer pesë testime bërthamore – dhe raketave që janë në gjendje ta godasin cakun me ato armë bërthamore. Të dyja bien në kundërshtim me sanksionet e OKB-së.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Mediat kroate: Serbët dëbuan kroatët nga Janjeva e Kosovës

lipjanipress

Te Kojshia Show i ftuar Gani Geci (VIDEO)

lipjanipress

Ndrroi jet gazetari Ganimet Klaiqi

lipjanipress

AMBASADA BRITANIKE: QEVERIA ARGUMENTOI LIGJSHMËRINË E DREJTORIT TË DOGANAVE

lipjanipress

Molliqaj: Hyjmë koalicion me LDK-në, por pa Isa Mustafën

lipjanipress

Shokuese qfar gjendet brenda Produkteve

lipjanipress

Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron qytetarët të kenë kujdes me Bitcoin!

lipjanipress

Kryetari Ahmeti nënshkruan kontratat për subvencionimin e Klubeve Sportive

lipjanipress

Kadri Veseli: PDK do ta kthejë politikën në shërbim të qytetarit

lipjanipress

Çfarë më mësoi Sllobodan Millosheviqi për Donald Trumpin

lipjanipress

Inaugurohet objekti muze “Ish selia Ipeshkvnore e Kosovës” në Ferizaj

Press Lipjani

Gjendet i vdekur një kumanovar në rrugë

lipjanipress
Skip to toolbar