LipjaniPress

Ambasada Amerikane nuk shpreh përkrahje për zgjedhje të parakohshme

Lajme
 Partitë opozitare ka kohë qe janë në kërkim të zgjedhjeve të parakohshme.
Një proces të ri zgjedhor po e mbështet edhe një pjesë e deputetëve të PDK-së. Mirëpo, ambasada e SHBA-ve në Prishtinë nuk shpreh përkrahje në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

Ndërkohë, fundin e kësaj legjislature po e shohin edhe njohësit e çështjeve politike. Madje, kohëve të fundit janë përfolur edhe data konkrete për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një prononcim për Indeksonline zëdhënësja e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, J.Michelle Schohn thotë se ambasadës asnjëherë nuk i është kërkuar përkrahja për zgjedhjet e parakohshme dhe se ata asnjëherë nuk kanë shprehur përkrahje për zgjedhjet e parakohshme në ndonjë datë të caktuar.

“Ambasadës as nuk i është kërkuar përkrahje për zgjedhje të parakohshme dhe as që ka shprehur përkrahje për zgjedhje të parakohshme në ndonjë datë të caktuar”, ka thënë Schohn për Indeksonline.

Në anën tjetër, Nisma për Kosovën tashmë ka nisur mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Kosovës , duke nisur kështu edhe mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Mustafa,shkruan gazeta”Lajm”.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Fuqizimi i të rinjve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në avokim për të siguruar ofrim më të mirë të shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

lipjanipress

Investohet në Lipjan 385,000.00€ për ndërtimin dhe funskionalizimin e Zonës Ekonomike në Kërqevë(FOTO)

lipjanipress

Arifi: Komunistit Riza Halimi i pengonin sukseset që ia sollëm Preshevës

lipjanipress

Rusia e nis drejt Detit Mesdhe anijen luftarake

lipjanipress

Pritje madhështore për kryetarin Imri Ahmeti nga banorët e fshatit Bujan(Video+Foto)

lipjanipress

Ismet Beqiri e godet Albin Kurtin: Unë nuk kam shtet rezervë sikur ti

lipjanipress

Ministri Hamza tregon kush do të përfitojë nga rritja e pagave

lipjanipress

Shkumbin Demolli: Njoftim Për Protest Me daten 17tetor Sheshi Skenderbeu,protestojm me Moton Duam Pun,Ftojm LVV-LDk-Alternativen dhe tëgjith qytetart të Na Bashkohen.

lipjanipress

Kjo është dëshmia që e konfirmon! Iluminati ekziston

lipjanipress

KQZ numëron 99.88 % të votave- PAN prin e para (Foto)

lipjanipress

Në Kolegjin ABB i mbylli punimet Simpoziumi I “Qasja bio-psiko-sociale ndaj problemeve të shëndetit mendor”

Press Lipjani

AGK reagon ndaj kërcënimit të drejtorit të Gazetës Express Berat Buzhala

Press Lipjani
Skip to toolbar