LipjaniPress

Ambasadori Greiçevci: Ende nuk dihet identiteti i të vdekurve nga sulmi terrorist

Lajme

Sulmi kamikaz që ndodhi mbrëmë në Manchester rreth orës 10:30, ka lënë të vdekur 22 persona dhe të plagosur 59 të tjerë. Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci ka thënë për Gazetën Express se ende nuk kanë marrë informacione a ka ndonjë të lënduar shtetas të Kosovës nga ky sulm.
Të paktën 22 persona mbetën të vdekur dhe 59 të tjerë të lënduar, pasi një kamikaz hyri në “Manchester Arena” ku po mbahej një koncert i muzikës pop, dhe hodhi veten në erë.

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka konfirmuar për Gazetën Express se po bëjnë përpjekje maksimale, në bashkëpunim me autoritetet lokale, që ta kuptojnë mos ka ndonjë shtetas të Kosovës të prekur nga ky sulm.

“Ende nuk ka informacion për identitetin e të vdekurve ose të lënduarve”, ka thënë Greiçevci, derisa ka shtuar se ambasada atje ka ofruar numër emergjent për dhënien e informacioneve.

Deri tani ende asnjë grup terrorist nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, mirëpo vlen të theksohet se përkrahësit e ISIS’it në rrjetet sociale iu janë gëzuar këtij akti.

Numri emergjent i Ambasadës së Kosovës në Britani të Madhe është +447961064763.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Klan Kosova: Zgjedhjet e reja më 28 maj ose 4 qershor

lipjanipress

Deda: Partia jonë në maj del me kandidatin për Prishtinë

lipjanipress

Thaçi, takim urgjent me ambasadorët e Quint-it – më pas konferencë për media

lipjanipress

Pagat e tre personave më të paguar në Kosovë sa të ardhurat e 170 familjeve

lipjanipress

Mblidhen të gjithë senatorët në Shtëpinë e Bardhë, diskutojnë për Korenë e Veriut

lipjanipress

Dorëhiqet gjeografi i vetëm nga Komisioni Qeveritar për Demarkacion [dokument]

lipjanipress

ATK në janar mbylli 22 lokale të lojërave të fatit (FOTO)

lipjanipress

Pas sulmit terrorist në Londër, Parlamenti merr një vendim

lipjanipress

QKUK më saktësisht në zyrat e administratës kishin hyrë persona të dyshuar

Press Lipjani

Shkupi reagon ndaj Edi Ramës: Mos u merr me Maqedoninë

lipjanipress

Gllavica përkrahë fuqishëm Dr. Fitim Selimin

lipjanipress

Apeli kthen në rigjykim rastin ‘Tolaj’

lipjanipress
Skip to toolbar