LipjaniPress

Anita Haradinaj: Ramushi do të lirohet, shteti të mos organizojë asgjë për të

Lajme

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër do të paraqitet për herë të tretë para Gjykatës në Colmar të Francës. Gruaja e Ramushit, Anita beson në lirimin e tij.

“Unë gjithë pres që të lirohet Ramushi, edhe kësaj radhe besoj që do të lirohet. Besoj që e drejta megjithëse është vonuar, do të dalë i lirë”, ka thënë Anita.

Ndërsa, për pritjen që duhet t’i bëhet Ramush Haradinajt, ajo për Indeksonline ka thënë që nuk është nevoja asnjë nga institucionet të dalin, pasi kur ka qenë nevoja, shteti nuk ka treguar interesim.

“Nuk ka nevojë për një lloj të tillë pritje, për shkak se kur ka pas nevojë Ramushi, shteti nuk e ka luajtur atë rol të rëndësishëm. Nuk kanë treguar interesim dhe nuk kanë luajtur ndonjë rëndësi si një shtet ndaj njeriut që ka dhënë kontribut për paqën në Kosovë, shtetndërtimin e shumë procese të tjera” ka thënë bashkëshortja e Ramushit, Anita.

Anita është shprehur se ajo dhe fëmijët e saj shpresojnë dhe bësojnë në lirimin e Ramushit nesër nga gjykata në Colmar të Francës.

Kujtojmë që me 4 janar, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është arrestuar në Colmar të Francës për shkak të fletarresteve të Serbisë.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Ky është vendimi i Gjykatës turke për gylenistët e deportuar nga Kosova

lipjanipress

Policia Merr në Pyetje Deputetin Milaim Zeka për Shmangie nga Tatimi

lipjanipress

Berat Buzhala godet Shpend Ahmetin dhe e quan Kavec

lipjanipress

Zjarr në një ndërtesë në Lipjan, ka të lënduar

lipjanipress

E JASHTMJA MANIFEST I SË BRENDSHMES

lipjanipress

Publikohet raporti i institutit GAP për qytetari aktive në lokalitete të ndryshme të Kosovës

Press Lipjani

Këto vende do të kenë ndërprerje të rrymës në fillim të muajit shkurt

lipjanipress

Kosovari që plagosi 9 persona me sopatë (Video)

lipjanipress

Kryetari Imri Ahmeti i përkushtuar për përkrahjen e sportistëve të rinjë

lipjanipress

12-vjeçarja vdes pas përdorimit të tepërt të deodorantit

lipjanipress

Kosovari dorëzohet në polici, pranon se kreu vrasje natën e Pashkëve në Vjenë

lipjanipress

Përplasen dy trena mes vete, disa të lënduar (Foto)

lipjanipress
Skip to toolbar