LipjaniPress

Arrestohen katër persona për prostitucion, ja kush janë

Lajme Lipjani

Policia ka njoftuar se janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprat: “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “marrje me prostitucion”, ky aksion është zhvilluar në rajonin e Gjakovës.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQNJ) në Gjakovë, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha aktivitete kriminale, me datën 3 maj ka realizuar operacion policor në rajonin e Gjakovës, me ç’rast ka bërë arrestimin e katër personave të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

· N. A. lindur me 1976 f/sh/k

· A. D. lindur me 1997 f/sh/k

· T. P. lindur me 1974 m/sh/k

· A. Th. lindur me 1979 m/sh/k

“Personat e arrestuar nga Policia e Kosovës dyshohet të kenë kryer veprat penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’ neni 241 dhe ‘marrje me prostitucion’ 03/L142 neni 7.

Gjatë arrestimit si provë materiale janë sekuestruar:

1 telefon Iphone 4

1 telefon Nokia model RM-1133

550 € para të gatshme

Me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit e parë do të mbahen në ndalim policor për 48 orë derisa i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Express

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Anita Haradinaj: Ramushi do të lirohet, shteti të mos organizojë asgjë për të

lipjanipress

Portali i njohur evropian shkruan se SHBA-ja detyroi Thaçin të heq dorë nga ushtria

lipjanipress

Pse e armatosi Rusia Serbinë 1 muaj para tensioneve me Kosovën?

lipjanipress

Kandidati për Kryetar të Komunës së Lipjanit z. Ismet Hajrullahu, bashkë me shumë të rinjë, sot kanë pastruar rrugën ‘Isa Olluri’ në qytetin e Lipjanit.

lipjanipress

Kryetari i PDK’së premton fuqizimin e rinisë dhe grave

lipjanipress

Mbetet e bllokuar rruga “Eqrem Çabej” pas plagosjes me armë zjarri

lipjanipress

Mustafa: PDK dështoi në Qeveri, u dorëzua edhe para AAK’së

lipjanipress

97 veta përfunduan provimin e Jurisprudencës

lipjanipress

Kjo është dëshmia që e konfirmon! Iluminati ekziston

lipjanipress

Kudo mbështetje e fuqishme për PDK-në dhe kandidaten Selvije Halimi(FOTO)

lipjanipress

IMRI AHMETIN SHPIFJET NUK E SHPËTOJNË DOT NGA DREJTËSIA

lipjanipress

Si i bëri 2 milionë euro për 2 vjet, Nevzat Bejta, kryetar i Gostivarit

lipjanipress
Skip to toolbar