LipjaniPress

Arrestohen pesë kosovarë në Zvicër për korrupsion

Lajme

Gjashtë persona, ndër ta edhe një punëtor aktual i autoritetit për të huajt, janë arrestuar gjatë kësaj jave në Zvicër. Bëhet fjalë për korrupsion dhe për dhënien e lejeve të qëndrimit.

Skandali ka plasur të martën. Kur u arrestuan gjashtë persona ndër ta pesë shtetas zviceranë me prejardhje nga Kosova dhe një turk.

Ndër të arrestuarit është një funksionar i lartë i entit për migrim dhe dy ish-punëtore (femra 28 dhe 23 vjeçare).

Kryesori është Patriot A. 25-vjeçari nga Kosova me pasaportë të Zvicrës. Ai në vitin 2014 deri më 2016 ka udhëhequr firmën për ndërtime Aliu BigTeam, e cila në gusht të vitit 2016 u mbyll.

Përveç punëve ndërtimore, kompania ka mbajtur punëtorë në të zezën, nga shtetet e lindjes dhe jashtë BE-së.

Për të punuar në këtë kanton, ata është dashur të kenë lejen e punës, të cilën e kanë siguruar për 1000 euro për person, të cilën e kanë siguruar personat e implikuar në rast, që punonin ne entin për migrim, raporton “Blick”, përcjell KTV.

Në lejen që u është dhënë personave të tjerë, ato janë falsifikuar, duke e vendosur vetëm fotografinë e atyre që kanë paguar paratë.

Patrioti ka të kaluar kriminale pasi në Kosovë ishte dënuar me gjashte muaj burg derisa emri i tij është edhe në listat kërkuese ndërkombëtare.

Ai tani akuzohet për trafikim me njerëz, falsifikime dokumentesh korrupsion dhe shkeljen e ligjeve për të huajt.

Nga hetimet e policisë të nisura në fillim të vitit 2016, bëhet e ditur se mund të ketë të tjera arrestime në tërë Zvicrën.Patrioti ka tentuar javën e kaluar të largohej nga Zvicra, por është kapur.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Ish-kryeministrit Bajram Rexhepi i keqësohet gjendja shëndetësore

lipjanipress

Demarkacioni dhe Ushtria të kryhen para zgjedhjeve, thotë Bulliqi

lipjanipress

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

lipjanipress

Aktivitet pesë ditor i Qendrës Rinore për të rinjtë e komunës

Press Lipjani

KQZ-ja flet pas vendimit të PZAP-it që Istogu të shkojë në rivotim

lipjanipress

PDK e LDK po i mbajnë të fshehura listat e kandidatëve për deputetë

lipjanipress

OPERACIONET NË ZEMËR NË KOHË PANDEMIE

lipjanipress

Njoftim: Presion Zonës Express për mostransmetim të dokumentarit për Elvis Pistën

lipjanipress

Aeroplanët luftarakë të Izraelit e sulmojnë Rripin e Gazës

lipjanipress

Kryetari Ahmeti, mbështet turinirin tradicional për nder të Dëshmorit Xhavit Kozhani- Burgia

lipjanipress

Daka e KQZ’së: Ne jemi gati për zgjedhje, obligimet e tjera i kryen Qeveria

lipjanipress

Pështyhet e quhet tradhtar gazetari maqedonas që raportoi për zyrtarizimin e gjuhës shqipe

lipjanipress
Skip to toolbar