LipjaniPress

Asnjë qeveri s’mund ta ndalë punën e Gjykatës Speciale

Lajme

Avokati, Tomë Gashi, ka thënë se Gjykata Speciale së shpejti do të vijë me aktakuzat e para.
Gashi ka thënë kush do që do ta formojë qeverinë e re nuk do të mund të ndal punën e kësaj gjykate.

“Kushdo që ta marr pushtetin askush nuk mund ta ndal punën e Gjykatës Speciale për shkak se për të funksionalizuar atë kanë qenë të detyrueshme edhe ndryshime të Kushtetutës, përveç nxjerrjes së ligjeve. Por edhe nëse synohet për ti ndryshuar do të duhej që edhe vetë deputetët serb të Kuvendit të Kosovës të votojnë kundër, pastaj duhet numri prej mbi 80 deputet të Kuvendit duke e përfshi edhe pakicën serbe, kjo do të ishte mënyra e vetme”, ka thënë Gashi, për Ekonomia Online.

Zvarritjen e filmit të punës të gjykatës që do të merret me hetimin e krimeve të pretenduar ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Gashi e arsyeton me faktin se Rregullorja e Procedurave dhe Provave, nëntë nene të saj kishin dal të kundërligjshme.

Por për Gashin , kjo çështje teknike të do përfundoj shumë shpejt dhe aktakuzat e para priten në fillim të vjeshtës.

“Është pritur që Gjykata Speciale të filloj në qershor punën e saj, është pritur që të dërgohen nga prokuroria aktakuzat e para mirëpo ka qenë një problem teknik për shkak të Rregullores të Procedurave dhe Provave që herën e kaluar në takimin e të gjithë gjyqtarëve ka dalë që nëntë prej neneve të kundërligjshme me Kushtetutën e Kosovës, kështu që prapë kanë vendosur për to. Besoj që brenda këtij muaji një panel i veçantë që është në kuadër të Gjykatës Speciale do të vendos se a janë ato rregulla në harmoni me Kushtetutën dhe nëse po atëherë rruga është e hapur që të fillohet me gjykimet e para në këtë gjykatë”, tha Gashi.

Gjykata Speciale sipas tij, do të merret me krerët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës emrat e të cilëve janë përmendur edhe në raportin e senatorit zviceran Dik Marti.

“Ne kemi pasur kontakte me persona potencialisht të akuzuar në Gjykatën Speciale. Ne saktë, por askush në të vërtetë nuk e din se kush mund të jenë të akuzuar në Gjykatën Special në Hagë mirëpo duke pasur parasysh se një mori e ish-komandantëve të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjendet të gjykuar dhe të akuzuar nëpër burgjet e Kosovës. Unë besoj se një gjykatë si Gjykata Speciale nuk do ta ulë nivelin e rasteve që do ti marr dhe kishte me qenë krejtësisht jo kredibile për vet atë gjykatë nëse merret me ushtar të thjesht të UÇK-së por supozohet se ata do të merren me zyrtar të lartë të UÇK-së të cilët janë përmendur edhe në raportin e senatorit zviceran Dik Martni”, ka thënë Gashi

Ai ka thënë se fillimi i punës së gjykatës special nuk do të sjell ndonjë trazirë në Kosovë, pasi vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës e votuan ligjin kundër vetes dhe kundër Kosovës.

“Populli i Kosovës ka mbetur duket pritur për dy vite akuzat e para sepse këtë dhuratë në thojza e kanë sjellë vet deputetët e kuvendit të Kosovës duke vepruar kundër vetvetes duke nxjerr ligj kundër vetvetes dhe kundër shtetit të Kosovës”, përfundoi ai.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

EU observer: Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale

lipjanipress

9 të vdekur gjatë luftimeve në Ukrainë

lipjanipress

Suedia ndihmon Kosovën me nga 8 deri 10 milionë euro në vit

lipjanipress

Gjenden mbetje mortore në Novi Pazar

lipjanipress

Një shtyllë elektrike në Dobraj të Lipjanit rrezikon seriozisht kalimtarët dhe banoret pranë shtyllës elektrike(FOTO)

lipjanipress

Beteja moderne e Kosovës – Thaçi i jep ujë Vuçiqit (Foto)

lipjanipress

8 janari u lind shkrimtari Anton Pashku

lipjanipress

Gjuriq: Asociacioni të themelohet ashtu siç jemi marrë vesh në Bruksel

lipjanipress

Harrojeni Gjermaninë, ky vend hapi rrugën për punësim dhe “letra”, ja si mund t’i merrni shumë lehtë

lipjanipress

Rrëzohet shtylla elektrike në Lipjan Femijet luajn me rrymen (FOTO)

lipjanipress

Turqia thotë se viktimat siriane kanë shenja të ‘sarinit’

lipjanipress

Kryeshefi i Stacionit të Autobusëve bëhet me veturë të re (VIDEO)

lipjanipress
Skip to toolbar