LipjaniPress

ASPEKTE DEMOGRAFIKE DHE STATISTIKORE PËR PUNËSIMIN DHE STRUKTURA E PUNËSIMIT NË LIPJAN

Lipjani

Femra shqipëtare ka bërë përpjekje të vazhdueshme të tregoj forcën dhe dinjitetin e saj, të shpërndaj energji dhe të ringrihet, të ruaj dinjitetin njerëzor dhe të mos dorëzohet para sfidave, presionit dhe padrejtësive që ka përjetuar nga dogmatizmi primitiv, zakonet dhe provincializmat lokal dhe krahinor të vendbanimeve shqipëtare.
Femra moderne ka arsyeje dhe mundohet të luftoj industrializimin e femrës, lufton keqpërdorimet, ngritet në skenën politike, lufton dhe kap majat e shkencës dhe politikës, kjo duhet të konsiderohet si diçka e rëndomt dhe normale por asesi të konsiderohet dhe trajtohet si çmenduri femrore pse po kërkon vendin e saj të barabartë në shoqëri.
Nuk thuhet rastësisht se gruaja është fytyra e shoqërisë, ashtu si është gruaja është edhe shoqëria, sa më e lirë, e shkolluar, edukuar, emancipuar që të jetë gruaja aq më e zhvilluar është shoqëria. T’i takosh botës femrore sot në Kosovë nuk është edhe e lehtë, të kesh edhe ndonjë punë apo detyrë publike është koxha e rrallë në shoqërinë tonë, mungon përkrhja, vetëiniciativa, mbështetja, ende trajtohet femra si pakicë dhe nuk i lejohen dhe nuk i besohen shumë nga punët të cilat sigurisht se do ti kryente shumë më mirë se burrat. Perfshirja e kushtëzuar e gruas në kuotën prej 30% në asambletë komunale dhe në Kuvendin e Kosovës tregojnë për nivelin tone dhe trajtimin shoqëror që i bëhet femrës në institucione. A thua çfarë do të ndodhte dhe sa femra do të ishin asambleiste dhe delegate të kuvendit po të mos aplikohej kuota e obliguar prej 30%, sigurt se perfaqsimi i femrave do të ishte minimal e diku diku në ndonjëren prej komunave ndoshta edhe nuk do të kishim fare femra në përbërjen e asambleve komunale./Lipjanipress.com//
Lipjani si vendbanim, sikur edhe shumica e komunave të Kosovës thuajse femra e përbën gjysmen e popullsisë, ndoshta ndonjëra prej komunave ka mundësi të ketë pak ma shumë burra apo gra por në pergjithësi mund të themi se raporti thuajse është i njejtë 50 me 50% ose diku diku edhe 51% me 49% në favor herë të burrave e herë të grave./Lipjanipress.com//
Lipjani me regjistrimin e fundit ka pasur 57,605 banor (janë hequr fshatrat e bashkangjitura Graqanicës) prej këtij numri ishin 29,320 meshkuj, dhe 28,285 femra. Nëse do t’i përmbaheshim shtimit natyral të popullsisë në Kosovë e që është diku rreth 1.2 promil, do të prefitonim shifren e popullsisë së Lipjanit në fundin e vitit 2016 diku rreth 61,778 banor, ose 31,320 meshkuj dhe 30,453 femra.
Burime nga shoqata dhe institucione qendrore (AKRK) tregojnë se nga 100% e pronave të palujtshme në nivel vendi, vetëm 15% nga pronarët e regjistruar rezultojnë të jenë gra. Konsiderojmë se raporti 85% pronar të palujtshmërive të jenë burra dhe 15% pronare gratë është raport shqetësues. Lipjani si komunë është edhe më keq dhe bukur shumë është proporcioni më i keq se sa në nivel vendi. Nga gjithësej 2130 prona të regjistruara në vitin 2015, ka rezultuar se vetëm 155 prona janë regjistruar në emër të grave e që i bie se vetëm 7.28% të pronave janë në emër të grave kurse 92.72% janë prona në emër të burrave. Një përparim i lehtë është vërejtur në vitin 2016 kur kemi pasur të regjistruara 2629 prona. Raporti i regjistrimit ka qenë 90.83% me 9.17% një rritje simbolike, por assesi nuk mund të kënaqemi derisa ky raport duhet ti ofrohet barazimit. Ka filluar të aplikohet edhe regjistrimi i përbashkët i pronës, që do të thotë regjistrim në emër të burrit dhe gruas, të gjithë ata që regjistrojnë pronën në emër të përbashkët lirohen nga taksat por edhe ky udhëzim administrative nuk vërehet se ka dhënë rezultatet e pritura. Në vitin 2015 kemi vetëm një rast të regjistrimit të pronës në bashkëpronësi të bashkëshortëve, kurse në vitin 2016 janë 27 raste të bashkëpronësisë.
Bizneset e regjistruara në Lipjan del të jenë 1,835 biznese, prej të cilave mund të konsiderojmë se punojnë vetëm 800 prej tyre, kurse 1,035 biznese janë regjistruar, kanë marrë çertifikatën e biznesit dhe nuk kanë as edhe një ditë pune të vetme apo qarkullimi i tyre është zero. Edhe nga këto biznese që po konsiderohet se janë aktive, ka informata të sigurta se gati gjysma prej tyre dërgojnë raporte në ATK me zero qarkullim apo vetëm ruajnë kushtin që të mos fshihen nga regjistri i ARBK-së. Nga numri total i bizneseve të regjistruara rezulton se 1678 firma janë në emër të meshkujve kurse 157 janë të regjistruara në emër të femrave. Raporti në perqindje 91% me 9% (burra/gra), nuk posedojmë ndonjë statistikë se si qëndron raporti ndërmjet bizneseve aktive dhe udhëheqjes së tyre./Lipjanipress.com//
Statistikat e punësimit janë alarmante, sidomos punësimi i femrës është tejet i ulët dhe shumë i disfavorshëm në krahasim me mashkujut. Nga burimet e POLIS kuptojmë se në Lipjan kemi gjithësej të punësuar 8,073 punëtor në të gjitha sektoret (arsim, shëndetësi, administrate, sektorin privat dhe ate publik), prej të punësuareve kemi këte strukturë: 6,401 meshkuj dhe 1,672 femra. Sipas një studimi dhe analize që ne kemi bërë rezulton se në Lipjan janë të punësuar gjithësej 8,672 persona, kurse struktura gjinore është 6,851 meshkuj dhe 1,821 femra. Ka mundësi që kemi edhe sektorin joformal të punësimit e ku kryesishtë duhet të dominojnë meshkujt e punësuar në bujqësi e ndërtimtari që mund të kemi diku edhe 1,000 e pak më shumë punëtor të rregullt e sezonal por të cilët nuk janë të regjistruar në skemën pensionale të trustit të Kosovës. Të punësuarit në administratën komunale janë gjithësej 209 prej të cilëve 160 janë meshkuj dhe 49 gra. Këtu nuk është perfshirë Asambleja komunale ku zgjedhja është bërë sipas kuotës 30% femra dhe për fat Kryetarja e Asamblesë komunale është një femër.
Dy nivelet e arsimit nga niveli parafillor deri te shkolla e mesme punojnë gjithësej 1,031 punëtor arsimor (këtu nuk përfshihet shërbimi teknik) prej tyre kemi 561 meshkuj dhe 470 gra, është ky i vetmi sektor ku mund të shprehemi të kënaqur sepse struktura e të punësuarve është pothuajse e barabartë (54% në raport me 46%) është një raport i kënaqshëm e sidomos kur shihen trendet e zhvillimore që po shkojnë drejt shtimit të numrit të perfshirjes së femrave në të gjitha nivelet e arsimit në Lipjan.
Shëndetësia në Lipjan është e organizuar në: Kujdesin primar shëndetësor, Një (1) Qendër komunale e mjekësisë familjare, Katër (4) qendra të mjeksisë familjare dhe shtatë (7) ambulanca të mjeksisë familjare. Numri i përgjithshëm i personelit teknik dhe mjekëve është 236 prej të cilëve 98 janë meshkuj dhe 138 femra. Proporcioni apo raporti ndërmjet burrave dhe grave të punësuar në shëndetësi është: 41.50% burra dhe 58.50% gra të punësuara në shëndetësi. Raporti ndërmjet grave dhe burrave në sektorin e shëndetësis është në favorin e gruas dhe kjo është një shifër pozitive dhe njëri prej treguesve që na tregon se ky sektor ka kohë që dominohet nga femra dhe kjo është pozitive.
Sektori tjetër publik të punësuarit në nivelin qendror, shoqata, mirëmbajtje të objekteve, sigurime sociale, arsim në komunat fqinje, ndermarrje publike dhe komunale, postë, gjykatë komunale, Polici të Kosovës, FSK, KEK, Pastrim, Ujësjellës, Aeroportin nderkombtar “Adem Jashari” dhe Banka komerciale punojnë edhe 590 të punësuar prej të cilëve 340 janë burra dhe 250 gra.
Punësimi në sektorin privat formal 6007 të punësuar prej të cilëve 5,242 janë burra dhe 765 gra.
Punësimi në sektorin privat jo formal 6,606 total të punësuar prej të cilëve 5,692 burra dhe 914 gra.
Punësimi në total sipas POLIS është: 8,073 gjithësej të punësuar, ndarë sipas proporcionit burra/gra është kjo shifer: 6,401 burra të punësuar dhe 1,672 gra të punësuara. Sipas % (79.30% burra dhe 20.70% gra).
Selatin Retkoceri, kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Lipjan./Lipjanipress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kryetari Ahmeti uron semimaturantët

lipjanipress

Arrestohet hajni i Lipjanit

lipjanipress

Mentor Vishesella ftonë Komandatët e “Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova”në debat para mediave të ballafaqohen me realitetin

lipjanipress

Imri Ahmeti LDK-Lipjan (Blinaj) është koha që të qeverisim pa ortak.

lipjanipress

Avokati Alban Arifi: Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, përmes padisë, po kërcënon gazetarin Granit Duriqi

lipjanipress

LDK-Lipjan: Smallusha i thotë PO kryetarit Imri Ahmeti dhe LDK-së

lipjanipress

Sadri Shala, një kryetar i ardhshëm i Lipjanit!…

lipjanipress

Asfaltohen rrugicat në fshatin Kraishtë, gjithashtu Filluan punimet për asfaltimin e rrugicave në Ribar të Madh

lipjanipress

Kryetari Ahmeti viziton ndërtimin e trotuarëve në fshatin Konjuh

lipjanipress

Familja e Nysret Dibranit, pas shtatë viteve bëhet më shtëpi (Foto+Video)

lipjanipress

Përurohet projekti: “Përmirësimi i hapësirave publike në qytetin e Lipjanit, faza e dytë”

lipjanipress

BUJA AKUZON PROKURORINË SE PO E PENGON TË KANDIDOJË PËR LIPJANIN

lipjanipress
Skip to toolbar