Lipjanipress

Avokati Alban Arifi: Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, përmes padisë, po kërcënon gazetarin Granit Duriqi

Lajme Lipjani

Pas parashtrimit të padisë nga Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, kundër Granit Duriqit, gazetarit të portalit “Ulpianapress”, për kompensim dëmi si dhe kërkesën për caktim të masës së përkohshme, lidhur me publikimin e shkrimit në portalin Ulpianapress me titull “Pushteti i Imri Ahmetit nuk ‘’ngopet’’, shpenzon mijra euro për dreka “, Avokati Alban Arifi në seancën e datës 13.12.2018 e ka kundërshtuar në terësi padinë dhe kërkesen e saj për arsyet si në vijim:

‘’Paditësi-Kryetari i Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti, fillimisht padinë e ka parashtruar në kundërshtim me Ligjin Civil kundër shpifjes dhe fyerjes neni 9, ku i padituri-z.Duriqi gëzon imunitet dhe nuk mund të bart përgjegjësi në bazë të këtij ligji. Gjithashtu, sipas Arifit, paditesi-Imri Ahmeti nuk ka vepruar konform nenit 12, e që në rastin konkret nuk i është drejtuar portalit “Ulpianapress” me asnjë shkresë për demantim, si dhe nuk i është drejtuar Kompisionit të Pavarur për Media për demantimin e publikimit në fjalë, mirëpo drejtpërdrejt i është drejtuar Gjykatës me padi për kompensim dëmi’’.
Avokati Arifi gjithashtu në këtë seancë ka deklaruar se ‘’paditësi-Imri Ahmeti, ka manipuluar me sms-in dërguar të paditurit-Granit Duriqi, kur Ahmeti në Gjykatë e sjell një letër të bardhë, e ku vërehet se ai kishte manipuluar me përmbajtjen e sms, nëpërmjet të cilit i ishte drejtuar gazetarit Duriqi. Kjo sipas Arifit, u demantua edhe gjatë seancës, kur gjykatësit iu dorëzua origjinali i sms-it të Ahmetit, drejtuar gazetarit Duriqi, e që dallonte nga ai që Kryetari i Lipjanit e kishte prezantuar si dëshmi në padinë e tij, e ku vërehej qartë, se Ahmeti e kishte ndryshuar përmbajtjen e sms-it’’.

Avokati Arifi i ka kundershtuar në tërësi thëniet në padi, duke potencuar se i gjithë shkrimi i Ulpianapressit, i referohet statistikave raportit të monitorimit të OJQ “POLIS”, si dhe asambleistit të Kuvendit të Lipjanit z. Argjend Tasholli, percjell Lipjanipress
Avokati Arifi, gjithashtu ka folur edhe sa i përket propozimit të palës paditëse, për caktimin e një eksperti gjyqësor të psikiatrisë, lidhur me konstatimin se z.Imri Ahmeti, i është shkaktuar shqetësim, crregullim në jetën e tij, se ka preukopime që i shkaktojnë pasoja psiqike në kryerjen e detyrave të përditshme, ka preukopime në marrëdheniet familjare dhe shoqerisë, qe ka rezultuar me dëmtim të rëndë të reputacionit. Këtë propozim avokati Arifi e ka kundërshtuar, duke e quajtur propozim me qëllim të përfitimit të kryetarit Ahmeti, duke u munduar që nëpërmjet ekspertit të psikiatrisë, ta tregojë veten se është në gjendje jo të mire psiqike, vetëm e vetëm qe të përfitojë nga gazetari Duriqi dhe ta frikësojë ate qe të mos shkruaj më për punen e z.Ahmeti, e cila nuk është në interes të tij.

Arifi ka kërkuar që të refuzohet ky propozim, ndryshe nëse del një konstatim i një psikiatri, sic ka këruar z.Imri Ahmeti, atëherë ai do të duhej të jepte dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Komunës, sepse në këtë situate, ai për shkak të gjendjes jo të mirë psiqike, nuk do të ishte në gjendje t’i kryejë detyrat e përcaktuara me ligj.
Avokati mbrojtës, i të paditurit Granit Duriqi, ne fund të seancës ka deklaruar se përmes kësaj padie, të pa bazuar ne prova, Kryetari i Lipjanit, po mundohet t’i kërcënojë gazetarët, që në të ardhmen, të mos publikojnë shkrime, të cilat nuk i shkojnë për shtati atij. Arifi, ka propozuar që të refuzohet kërkesa e palës paditëse, për caktimin e masës, që deri në përfundim të cështjes, t’ i ndalohet gazetës Ulpianapress, të mirret me shkrime, që kanë të bëjnë me kryetarin Ahmeti. Duke e arsyetuar propozimin e tij, Arifi ka thënë se një kerkesë e tillë nga pala paditëse, nuk përmban asnjë provë te vetme, e cila do ta argumentonte padinë dhe kërkesën e saj./Lipjanipress

Facebook Comments

Related posts

Zgjedhjet i kushtojnë vendit 5 milionë euro, KQZ aprovon buxhetin

lipjanipress

PDK godet rëndë Ramiz Kelmendin: U pasurove duke bërë biznes me Serbinë

lipjanipress

Ndërron Jetë Florenc Beqiri, Shqiptari Që u Masakrua Në Burgun E Francës

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli