LipjaniPress

Avokati i Popullit: Kushtëzimi për pagesën e tatimit në pronë, i paligjshëm

Lajme Lipjani

Avokati i Popullit publikoi raportin përkitazi me kushtëzimin nga komunat për pagesën e tatimit në pronë me rastin e regjistrimit të automjeteve.

Avokati i Popullit ka publikuar sot Raportin me rekomandime lidhur me kushtëzimin nga komunat për pagesën e tatimit në pronë, me rastin e regjistrimit të automjeteve.

Raporti është bazuar në ankesat e pranuara nga Avokati i Popullit lidhur me këto kushtëzime, të cilat zbatohen nga të gjitha komunat në Kosovë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ nr. 07/2011 të Ministrisë së Financave (MF), i datës 13 korrik 2011.

“Avokati i Popullit konsideron se kushtëzimi nga ana komunave, me të cilin qytetarët detyrohen të paguajnë tatimin në pronë, në mënyrë që atyre t’u lëshohet dëshmia për pagesën e taksës komunale, të nevojshme për regjistrimin e automjetit, nuk është një metodë e ligjshme për vjelje të tatimit në pronë”, thuhet në raport.

“Avokati i Popullit ka parasysh se vjelja e tatimit në pronë është jetike për funksionimin e komunave, por që metodat nëpërmjet të cilave kërkohet që të paguhen duhet të jenë të ligjshme dhe proporcionale, në pajtim me ligjin”, thuhet më tej aty.

Së këndejmi, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) të ndryshojë qëndrimin e saj zyrtar, duke nxjerrë një qëndrim të ri me konstatimin se kushtëzimet për ofrimin e shërbimeve të qytetarëve nga ana e komunave me pagesën e tatimit në pronë, nuk kanë bazë ligjore dhe janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut, dhe si të tilla, nuk mund të aplikohen.

Po ashtu, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Financave ndryshimin e dispozitave të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2011, që kanë të bëjnë me kushtëzimet e qytetarëve për pagesën e tatimit në pronë.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

“Shiu i përgjakshëm” godet Bosnjën dhe Hercegovinën

Press Lipjani

Zvicerani e plagos të riun kosovar

lipjanipress

Zbulohet lista, këta janë kandidatët për deputetë nga PDK-ja

lipjanipress

Kryeakademiku serb: Demografia në Serbi është problem i të gjitha problemeve

lipjanipress

Video ekskluzive nga momenti i të shtënave në Pejë

lipjanipress

Për çfarë po gëzohet këshilltari i Mustafës? (Foto)

lipjanipress

SHBA’ja burgos djalin e deputetit rus, reagon keq Rusia

lipjanipress

Sulmohet me thikë një polic në Prizren, arrestohen katër të dyshuar

lipjanipress

Lushtaku e Selimi dalin para Gjykatës

lipjanipress

LDK-Lipjan: Smallusha i thotë PO kryetarit Imri Ahmeti dhe LDK-së

lipjanipress

Ky është serbi që EULEX’i i ngriti aktakuzë për vrasjen e 116 shqiptarëve në Vushtrri

lipjanipress

Në shënimin e 27 vjetorit të themelimit LDK-së, për sukseset dhe të arriturat flet Kryetari Komunës Imri Ahmeti njeherit Kryetar Komune në Lipjan

lipjanipress
Skip to toolbar