LipjaniPress

Banorët e fshatit Vojnovc kanë filluar ndërtimin e shtëpisë bashkëfshatarit të tyre të ndjerë Bekim Mehmetit ,veteranit të UÇK-së.

Lajme

 

Banorët e  fshatit Vojnovc  kanë filluar ndërtimin e shtëpisë bashkëfshatarit të tyre të ndjerë  Bekim Mehmetit ,veteranit të  UÇK-së.

Bashkëfshatarët e tij të cilët njëzëri u mobilizuan që familjes së veteranit ti  ndërtojnë shtëpinë  u shprehën se  është një moment gëzimi  për ta që iniciativa e tyre sot filloi të merrë udhë.

“Idea është e të gjithë bashkëfshatarëve. Bashkëfshatarët dhe të gjithë shokët ,miqtë e dashamirët  që e kanë njohtë nderin, kemi pasur kërkesa  dhe propozime të pareshtura të tyre. Ne këto kërkesa të tyre i kemi  kurorëzuar me një vendim të këshillit të fshatit  dhe Brenda një kohe të shkurtër jemi mobilizuar  dhe kemi filluar sot gurthemelin  dhe mendojmë që Brenda një kohe të shkurtër do të përfundohet “ ka thënë Musa Shabani, përfaqësues I fshatit Vojnovc.

Edhe  Selim Shabani ka thënë se  ky është një moment emocional dhe moment gëzimi.

“Këshilli i fshatit është organizator dhe realizues i këtij projekti që për ne është  një moment edhe emocional  dhe moment gëzimi  për arsye se po realizohet  një projekt për një familje  të veteranit të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës ku po bëhet një strehë për fëmijët e veteranit . Kjo është ajo që ne na bënë  shumë krenar dhe të lumtur” ka thënë  Seklim Shabani.

Ndërsa për familjarët ky gjest i bashkëfshatarëve i bëri  që ata sot të ndihen krenar  më shumë se asnjëherë tjetër.

“ne si familjarë jemi shumë mirënjohës  për bashkëfshatarët tanë  të cilët kanë gjetur mundësinë  që në shenjë respekti  ndaj familjes të ndërtojnë  shtëpinë e veteranit të  Luftës  Çlirimtarë të Kosovës, njëherit ta respektojnë familjen dhe   të respektojnë vlerat e  ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës. Ne si familje jemi mirënjohës  për të gjithë bashkëfshatarët dhe donatorët  dhe të gjithë ata njerëz zemërmirë  të cilët e kanë përkrahë këtë aksion” ka thënë Gentian Mehmeti ,familjar.

Banorët e fshatit Vojnovc  njihn për solidaritet të lartë dhe për iniciativa të tilla humanitare pasi që deri më tani ata kanë ndërtuar tri shtëpi  të solidaritetit, transmeton Televizioni Tema.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Mijëra qytetarë protestojnë në Barcelonë

lipjanipress

Alarmojnë ekspertët: Koreja Veriore gati ta zhvillojë raketën që e mbërrin SHBA-në

lipjanipress

Kryetarja e Preshevës kërkon njohjen e diplomave të Kosovës…

lipjanipress

HOMAZHE NË VARREZAT E DËSHMORËVE NË RIBAR TË MADH DHE ZLLAKUQAN

lipjanipress

Vendim ekstrem i opozitës, Bogdani: Braktisim komisionet deri në fund të Parlamentit

lipjanipress

PDK-Lipjan:Kryetari Hajrullahu vizitoi shoqatën e të burgosurve politik në Lipjan

lipjanipress

Goditet organizata terroriste “Syri i Popullit”, arrestohen 5 persona

lipjanipress

Goni Koci kërkon të zhduket ‘Vetëvendosje’

lipjanipress

Presidenti kërkon drejtësi për shqiptarët e serbët e vrarë në Kosovë.(VIDEO)

lipjanipress

QENDRA E LËVIZJES VETËVENDOSJE! NË LIPJAN, NË NJË TUBIM MADHËSHTOR BËRI PREZANTIMIN E KANDIDATIT PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË LIPJANIT DHE KANDIDATËVE PËR KUVENDIN E KOMUNËS SË LIPJANIT.(VIDEO+FOTO)

lipjanipress

30 ditë paraburgim për dy hakerët kosovarë

lipjanipress

Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress
Skip to toolbar