LipjaniPress

‘Bebe në bord’ – shoferët tani obligohen të vënë shenjat dalluese në automjete

Lajme Lipjani

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka nënshkruar sot udhëzimin administrativ për shënimin e automjeteve me destinim të veçantë, ku përcaktohen kushtet, forma, ngjyra, madhësia, përmbajtja, mënyra e vendosjes së shenjës dalluese në automjetet e kategorisë A, A1, A2 dhe B, B1, si dhe tabela e cila vendoset në automjetet që bëjnë transportin e organizuar të fëmijëve dhe nxënësve.

Dispozitat e këtij udhëzimi administrativ zbatohen për shoferin, i cili e merr patentë shoferin për herë të parë në kategorinë A dhe B dhe që kanë kohën provuese prej dy vjetësh, si dhe shoferin që drejton automjetin, i cili bënë transportin e organizuar të fëmijëve dhe nxënësve.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Infrastrukturës, shoferi fillestar dhe shoferi i ri duhet që ta vendosin shenjën dalluese – tiketën ngjitëse në automjet, siç është përcaktuar në shtojcën I të këtij Udhëzimi Administrativ.

“Tiketa ngjitëse duhet të ngjitet në këndin e sipërm të xhamit ballorë dhe në anën e përparme të xhamit në pjesën e brendshme të automjetit, në anën e bashkudhëtarit (ana e djathtë) në automjetin e kategorisë B1 dhe B, ndërsa te automjetet e kategorisë A, A1, A2 duhet të vendoset mbi ose nën targa të regjistrimit. Mjetet të cilat bëjnë transportin e organizuar të fëmijëve dhe nxënësve duhet të jenë të shënuara me shenjë të veçantë, siç është përcaktuar në shtojcën II të këtij Udhëzimi Administrativ”, thuhet në komunikatë.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Norvegjia premton vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

lipjanipress

Kjo është letra e Thaçit drejtuar Veselit pas tërheqjes nga iniciativa për ushtri (DOKUMENT)

lipjanipress

Kadaj-Bujupi: Haradinaj iu bashkua konceptit të klanit pronto

lipjanipress

Zëvendës-presidenti amerikan – Iranit: Mos e testoni Trump-in

lipjanipress

KF “Arbria” meritojnë falenderim të veçantë.

lipjanipress

Organizatat ndërkombëtare të përkushtuar ta ndihmojnë Komunën e Lipjanit

lipjanipress

Astrit Fazliu: I Thirrur vet kampion me taksapagues të qytetarëve të Lipjanit.

lipjanipress

Policia bllokon hyrjen e “Grandit”, e dyshimtë një veturë me regjistrim të Beogradit

lipjanipress

KOSOVËS DHE QYTETARËVE TÊ SAJ NUK I DUHET NJË QEVERI E VARUR NGA LISTA SERBE

Granit

Buja: Qeveria e re PDK – AAK – Nisma

lipjanipress

Rockefeller e kishte transplantuar zemrën plot 7 herë

lipjanipress

Në 18 vjetorin e masakrës në Krushë, Thaçi fton drejtësinë të hetojnë vrasjet dhe masakrat

lipjanipress
Skip to toolbar