LipjaniPress

Begaj: Krenar që Nuk Kishte Asnjë të Vdekur nga Rriqrat

Lajme Zgjedhjet 2017

Kryetari i Komunës së Malishevës dhe kandidat për t’u rizgjedhur, Ragip Begaj, tha në tubimin përmbyllës të Nismës për Kosovën sot në Malishevë se gjatë mandatit që po përfundon kanë përfunduar 9 shkolla e çerdhen e fëmijëve dhe 4 shkolla do të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Begaj tha se kanë realizuar edhe projekte të cilat nuk i kanë premtuar në fushatën e kaluar.

Ai premtoi ndërtimin e katër shkollave të reja, të një çerdhe tjetër e kabineteve të shkollave për të përmirsuar kushtet e mësimdhënësve dhe nxënësve.

“Premtojmë se gjatë katër viteve të ardhshme do të pajisim të gjitha shkollat me terrene sportive”, premtoi Begaj, duke shtuar se do të ketë zgjerim të rrjetit të kanalizimit, rrugëve të asfaltuara e të trotuareve.

“Jam shumë krenar që gjatë këtyre katër viteve nuk kemi pasur nevojë t’i shkojmë asnjë familje për kryeshëndosh për shkak të rriqrave”, theksoi po ashtu Ragip Begaj.

Ndërsa, kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, para bashkëvendasve të tij në Malishevë tha se më 2013 kishin nisur mu në Malishevë një forcë politike, e cila do të jetë zëdhënëse e njerëzve të varfër, e punëtorit, e bujkut, e djemve dhe vajzave, dhe mbi të gjitha forcë politike që do t’u qëndrojë afër të gjithë atyre njerëzve që do të tentohet t’u bëhet padrejtësi.

“Ky katërvjeçar do të jetë katërvjeçari i zhvillimit ekonomik, i boom-it ekonomik të Malishevës dhe të tërë Kosovës”, ka theksuar zëvendëskryeministri Limaj.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Sulmuesi i Vehbi Kajtazit Del Para Gjykatës

lipjanipress

Zyrtari i EULEX’it: Sistemi i drejtësisë të jetë llogaridhënës kur bën gabime

lipjanipress

Vendim ekstrem i opozitës, Bogdani: Braktisim komisionet deri në fund të Parlamentit

lipjanipress

Kryetari Ahmeti viziton ndërtimin e trotuarëve në fshatin Konjuh

lipjanipress

Arifi: Komunistit Riza Halimi i pengonin sukseset që ia sollëm Preshevës

lipjanipress

“The Telegraph” i përgjigjet Trumpit me Ritën dhe refugjatet më inspiruese

lipjanipress

Çfarë më mësoi Sllobodan Millosheviqi për Donald Trumpin

lipjanipress

Policia jep detaje rreth plaçkitjes së bankës në Shtime

lipjanipress

Turqia mban të bllokuar Wikipedia’n

lipjanipress

97 veta përfunduan provimin e Jurisprudencës

lipjanipress

“Në Lipjan fitoi Imri Ahmeti , jo LDK-ja !”

lipjanipress

Edhe Ylli Hoxha përmes premtimeve me asfalt kërkon vota

lipjanipress
Skip to toolbar