LipjaniPress

Beteja e Presidentit për fajësimin e bashkësisë ndërkombëtare

Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte këmbëngulësi më i madh që deputetët ta votojnë Gjykatën Speciale, e cila pretendon të gjykojë krimet e kryera gjatë luftës, zgjodhi që ta godasë këtë sistem të drejtësisë, duke hedhur dyshime nëse e njëjta do ta luajë një rol të tillë. Presidenti, madje, vendosi që të drejtojë akuza edhe ndaj miqve ndërkombëtarë për disa premtime që sipas tij iu bënë në këmbim të krijimit të Speciales. Por, deputetë të legjislaturës së re të Kosovës thonë se kreu i shtetit ka nisur një betejë tjetër të rrezikshme për shtetin, atë të fajësimit të gjithë komunitetit ndërkombëtar,
Si asnjëherë më parë, presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka goditur shtetet mike të Kosovës, të cilat, siç është shprehur ai, kanë kërkuar krijimin e Gjykatës Speciale, duke theksuar se si këmbim ato kishin premtuar një sërë përfitimesh për Kosovën. Ky qëndrim i Thaçit, mori vëmendjen e medieve vendore dhe atyre të huaja.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, duke e komentuar këtë situatë, tha për Gazetën Express se që nga shpallja e pavarësisë e këndej, Presidenti aktual, në të gjitha cilësitë e tij, ka qenë promovues i dëgjimit të plotë dhe të pakontestueshëm ndaj secilës politik të mundshme ndërkombetare.

“Pra me naivitet të plotë ka refuzuar të kontestojë secilin propozim që vinte nga jashtë; por s’ka prituar të sulmojëë kundërshtarët e brendshëm që vazhdimisht kritikonin e paralajmëronin peër një fund pa efekt e rezultate siç është ky tani sot. Në këmbim të kësaj dëgjueshmërie të pakontestuar, ai i kishte duart e lira për politikën e brendshme – politik që kishte prodhuar kapjen siç e njohim sot. Tashti kur kjo dëgjueshmëri nuk ka sjellur rezultatet e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës, kur vendi ynë ka ngecur në vend e Serbia ka avancuar në procesin integrues, Presidenti ka nisur një beteje tjetër të rrezikshme për shtetin tone; atë të fajësimit të gjithë komunitetit ndërkombëtar. E quaj të rrezikshme sepse nga një ekstrem i dëgjueshmërisë, Presidenti po kalon në ekstremin e përplasjes”, u shpreh Abdixhiku.

Deputeti i partisë së Isa Mustafës konsideron se fajtori i vetëm në këtë mes është vetëm Presidenti Thaçi, i cili, sipas tij, gjatë gjithë këtyre viteve ka udhëhequr politikë të paplan, pa synime dhe përfundimisht, siç u shpreh ai, pa rezultate për Republikën e Kosovës.

Kreu i shtetit në një paraqitje para shoqërisë civile, ku foli për Specialen, deklaroi se në bazë të disa të gjeturave të hulumtimit, ekzistojnë keqinformata, pritje joreale, dezinformata të qëllimshme për atë se çfarë është dhe çfarë do të sjellë Gjykata Speciale. Thaçi tha se kjo Gjykatë bashkëpunon maksimalisht me Serbinë, ndërsa fare pak, ose hiç me Kosovën.

Abdixhiku, ndërkaq, fajëson Thaçin se ai asnjëherë nuk ka bërë politikë. Ai për Expressin thotë se edhe kritika ndaj Gjykatës Speciale tashti ngjason me një vajtim të vonshëm e te paefekt.

“Sikur Presidenti të kishte këtë bindje e qëndrim qe në fillim, Kosova dhe partneriteti ynë ndërkombëtar do te ishte krejt ndryshe. Gjendja e sotme e Kosovës përballë faktorit ndërkombëtar është trashëgimi e drejtpërdrejtë e politikes së tij, dhe për këtë i njëjti do te mbahet përgjegjëse përherë. Si duket politika e përplasjes me ndërkombëtarët është gjuhë e re e Presidentit. Kujtoj se muaj më parë, ai kishte përplasur Kosovën me miqtë tanë me të vlefshëm rreth çështjes së Ushtrisë. Dëshiroj të besoj se kjo gjuhë e re e tij, nuk është për shkak të ndonjë halli të tij personal”, tha mes tjerash Abdixhiku, i cili është në postin e deputetit për herë të parë.

Që Gjykata Speciale të mos krijohej, kishte pasur edhe protesta nga ish-luftëtarët e UÇK-së. E, Daut Haradinaj i cili kishte qenë shumë i zëshëm që e njëjta të mos formohej, tha sot për Express se Specialja është për të gjykuar vetëm krimet e shqiptarëve dhe se për këtë fakt krijon dyshime se nuk ka të bëjë më ndarjen e drejtësisë.

Haradinaj nuk i komenton akuzat e presidentit, por thotë se formimin e Speciales e ka kundërshtuar që nga fillimi.

“Duke mos dashur t’i komentoj qëndrimet e Presidentit, mundem vetëm të ju them shkurt se qysh në fillim e kam kundërshtuar këtë Gjykatë pasi qe e kam konsiderur te pa drejt të gjykohet lufta mbrojtëse e jona. Neve e dimë se në Kosovë kemi mbi 12 mijë të vrarë , kemi qindra të zhdukur, dhunime të pa fund, shkatërrime të pothuajse të Kosovës, dhe nëvend se drejtësia të merrej me këto dëme, ne krijuam gjykatë kundër vetvetes. Vet fakti që është vetëm për shqiptarë të bën të dyshosh në ndarjen e drejtësisë”, shtoi ai.

Shefi i shtetit në takimin me aktorë të shoqërisë civile tha se u premtuan shumë përfitime për Kosovën nga ndërkombëtarët, por sqaroi se asnjë nga ato premtime nuk u mbajtën.

“(…) u premtua se do të mundë të aplikonim për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës, që do të ndodhte liberalizimi i vizave shpejt, që do të kemi mbështetje masive për anëtarësim në UNESCO, se do të themelonim Forcat e Armatosura të Kosovës shpejt dhe se do të kemi njohje të reja. Kosova mbajti fjalën, themeloi Gjykatën. Bashkësia Ndërkombëtare asnjë nga këto premtime nuk i realizoi, përkundrazi Kosovës iu vështirësua rrugëtimi euroatlantik”, tha dje Thaçi.

Lidhur me këtë, njohësi i integrimeve evropiane Avni Mazreku, teksa flet për deklaratat e Thaçit për premtime vizazh nga miqtë ndërkombëtarë, sqaroi se asnjë nga premtimet individuale që i janë bërë presidentit nuk është dashur te merren seriozisht. Tha se vetëm Këshilli Evropian është ai që e jep vendimin final për viza.

“Premtimet nuk mund të jenë individuale për vetë faktin se askush nuk mundet me premtu ose me garantu se cili do te jetë qëndrimi shteteve përkatëse. Kur flasim për liberalizimin e vizave ne edimë që as Angela Merkel si personi më i fuqishëm që është nuk mundet me garantu se Kosova i merr vizat për një periudhë të caktuar kohore ose jo për vetë faktin se Këshilli i Bashkimit Evropian, është organ i cili merr vendim final për vizat. Askush nuk mund të predikojë se cili është qëndrimi i shtetit përkatës për çështje të caktuara”, u shpreh Mazreku për Expressin. Ai sqaroi se çështja e gjykatës speciale është çështje krejt tjetër dhe se procesi i anëtarësimit të Kosovës në një organizatë tjetër është një proces krejt tjetër.

Kujtojmë se Deputetët e parlamentit të Kosovës miratuan me 03.08. 2015 me shumicë votash ndryshimet kushtetuese, që mundësuan themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Pro themelimit të Gjykatës Speciale votuan 82 deputetë, 5 ishin kundër dhe një abstenoi./Gazeta Express/

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kryetarët e Komunave vizitojnë Ramush Haradinajn në Francë

lipjanipress

Albin Kurti pikëllohet për rrënimin e murit

lipjanipress

Shqiptarët djegin shtëpinë që të fitonin milionat nga Sigurimet

lipjanipress

Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron qytetarët të kenë kujdes me Bitcoin!

lipjanipress

Kosova nuk ka bërë mjaft për minoritetet, thotë O’Connell

lipjanipress

Kryeministër z.Ramush Haradinaj zëvendëskryeminister z.Fatmir Limaj shikoje këtë Çlirimtarin është nga Llapushniku Malush Gashin bashkëluftetarë i joni

lipjanipress

Tërmkolli akuzon PDK’në: Po fshiheni pas opozitës

lipjanipress

E tmerrshme: “Shteti Islamik” nis të bombardojë edhe me dronë (Video)

lipjanipress

Zvicra s’ka përjetuar janar më të ftohtë në 30 vjetët e fundit

lipjanipress

Gjatë ditëve në vijim vendet që do të mbesin pa rrymë

lipjanipress

“Ju tregoj datën kur do të nisë Lufta e Tretë Botërore”, flet burri që s’ka dështuar në asnjë parashikim

lipjanipress

Flet vajza e Ramiz Lladrovcit, thotë se vetura i është thyer për herë të dytë

lipjanipress
Skip to toolbar