YLLI GAFURR SHALA
Ylli Shala ka lindur më 22.07.1979 në Prishtinë. Shkollën fillore e ka kryer ne vendlindje (Gllavic),ndërsa shkollën e Ekonomike-Teknike në Lipjan.
z.Shala,ka vazhduar studimet ne Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës,drejtimin Banka dhe Financa. Është anëtar në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës. Me aktivitete profesionale merret nga qershori 2005 dhe angazhohet si : Menaxher në zyrën për Kontabilitet “Dituria” në Lipjan, Mbajtja e të dhënave për të ardhurat dhe rezultatet për më shumë se 50 kompani, Përgatitja e raporteve financiare për këto kompani, Ndërsa nga Shtatori 2007 – 2011ka punuar në Ministria e Administratës Publike ,në Zyrën Statistikore të Kosovës si zyrtar i Lartë për Llogaritë Kombëtare,Poashtu, nga viti 2011 në Agjensioni i Statistikave te Kosoves vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Në tetor 2009, është certifikuar nga FMN-ja, për Llogaritë Kombëtare, (kurs i organizuar nga FMN në Uashington në tetor 2009). Ndërsa gjatë muajit Korrik-Shtator 2010 është certifikuar nga JICA në Llogaritë Kombëtare, (kurs i organizuar nga Qeveria e Japonisë në Tokio).Në periudhën Janar-Prill 2011 ka punuar me Regjistrin e Popullsisë për Komunën e Lipjanit si antar i komisionit komunal. Në muajt Korrik-Gusht 2012 i certifikuar nga FMN-ja në fushën e Statistikave të Financave të Qeverisë (GFS), kurs i organizuar në Vien të Austrisë. Në Gusht 2013 i certifikuar në BPV-në tremujor (TM), kurs i organizuar nga FMN-ja e Vienës. Janar-Qershor 2016 ,ka punuar për Komisionin Evropian EUROSTAT,të Luksemburgut, ndërsa në Janar 2016 Aksionar në Zyrën për Kontabilitet “Dituria” sh.p.k Lipjan. Ka marrë pjesë në takime të ndryshme ndërkombëtare (EUROSTAT,ËORLDBANK, FMN, OECD, JICA).Z.Shala, përveç gjuhës amëtare njehë edhe Anglisht (niveli i mesëm). Shala, jeton në Lipjan, është I martuar dhe ka tre fëmijë./LipjaniPress.com//
Me Respekt i juaji Ylli Gafurr Shala