Shkollimi: Magjister i shkencave ekonomike
Tema: Matja e kostove të veçanta dhe teknikat vendimmarrëse në procesin e prodhimit
Lindur në Llugaxhi me: 05.05.1961, nga prindërit Beqir (minator) e Sherife (amëvise) Retkoceri, të cilët lindën dhe edukuan në kushte të rënda ekonomike 6 djem e 2 vajza. Babai në moshë të re (54 vjeq) ndërroi jetë në vendin e punës, nëna ndjesë pastë ka bartur barren e rëndë të shkollimit dhe edukimit të fëmijëve të vegjël që ia la babai. Familja sot është e ndarë në dy pjesë të barabarta gjysma jetojnë e veprojnë në Kosovë e gjysma tjetër në Angli. Unë Selatini si kandidat për kryetar komune me gruan dhe dy fëmitë e mi jetoj në Llugaxhi nga të hyrat vetanake mesatare që arrij ti siguroj nga profesioni i kontabilistit privat që e ushtroj që nga viti 1989. Nga 32 vite përvojë politike dhe pune, vetëm 8 vite kamë punuar në institucione dhe ndërmarrje publike. 1 vit jo të plotë isha në Komunën e Lipjanit menjëherë pas lufte, pagesa ishte lineare 200 DM (në muaj) për secilin të punësuar, 3 vite 2003/2006 drejtor departamenti në MTI, paga mujore 325.00€ dhe 4.5 vite ZKF në Ujësjellësin Prishtina paga mesatare mujore 1.200.00€ në muaj. Të gjitha punët dhe aktivitetet e shumëta para dhe pas lufte unë nuk kam marrë asnjë markë/euro kompenzim. Ndjehem krenar nëse populli im ka fituar nga kontributi im.
Shkollimi:
Shkolla fillore e përfunduar me sukses në Llugaxhi/Banullë, shkolla e mesme ekonomike në Lipjan në Qendrën e arsimit të mesëm, Fakulteti ekonomik në Univerzitetin e Prishtinës dhe studimet pasuniverzitare për kontabilitet e financa në Prishtinë. Kemi ndjekur edhe shumë trajnime dhe seminare të shumëta në vend e jashtë.
Trajnimet:
* Trajner i çertifikuar për menaxhimin e projekteve nga ËIFI-Vjenë 2006,
* Planifikim dhe kontrollë të administrimit të brendshëm – Romë 2005,
* Praktikat e mira për zhvillimin NVM dhe Mikrokreditë për NVM-Torino 2003
* Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe zbatimi i tyre-KBS 2000
* Zbatimi i regulloreve dhe obligimeve ndaj ATK-së-2012 SHUKOS,
Eksperienca:
*Profesor i lëndeve ekonomike, 1985-1993
* Kryetar dhe themelues i SP në QAM-Lipjan 1990/93,
* Pjesëmarrës aktiv i të gjitha ngjarjeve, demonstrative, protestave (1981/1997)
* Kryetar i komisionit për ndërtimin e shkollës në Llugaxhi 1990/94
* Kryetar i Këshillit Komunal për Financim në Lipjan, 1993-1998
* Anëtar i komisionit komunal për emergjencë në kohën e luftës 1998/1999
* Aktivist politik prej vitit 1989/2017 (LDK 1989/97, PDK 1999/2013, 2013 Iniciativa qytetare, 2013/16 pa angazhime partiake, menaxhim të N.P) VV prej vitit 06/2016 ku vazhdoj edhe sot si kryetar i Qendrës së VV-së
* Kryetar i komisionit për finacim dhe zbatim të projektit të kanalizimit dhe asfalrimit të rrugëve në Llugaxhi.
* Anëtar i Këshillit Komunal për Emergjancë prej vitit 1998-1999
* Nënkryetar i Komunës së Lipjanit dhe drejtor i DF viti 2000-2001
* Auditor i Brendshëm në MTI, viti 2002
* Drejtor i DAP dhe buxhetit në MTI vitet 2003-2006
* Kontabilist dhe këshilltar finaciar në kompani të ndryshme private prej 1989-2012
* Zyrtar i lartë financiar në KURP prej tetor/2011deri në largim 08.03.2016.
* UD i Kryeshefit Ekzekutiv në KUR “Prishtina” sh.a, (XII/2015/III/2016)
* Asambleist, këshilltar në Kuvendin komunal të Lipjanit, dy mandate (2004/2009
Punë profesionale:
*Trajener në lëminë e menaxhimit të projekteve në UBT dhe OEK
* Këshilltar financiar dhe për kontabilitet të bizneseve private,
* Përgatitja e Planeve të Biznesit për NTP,
* Raporte financiare për kompani private dhe publike.
* Projket menaxher i disa projketeve infrastrukturore dhe objekt shkollor
* Aktualisht menaxher financiar në KP “Standard Benz” Lipjan
* Kontabilist dhe analist finaciar në disa biznese finaciare.
Pozicioni politik:
Kryetar i Qendres së VV-së Qendra në Lipjan dhe Delegat i KP të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kandidat për kryetar të komunës së Lipjanit për zgjedhjet lokale 22.10.2017./LipjaniPress.com//