BLERIM RUZHDI UKAJ
Blerim Ruzhdi Ukaj: Kandidat për Asamblenë Komunale të Lipjanit nga Lëvizja Vetëvendosje! Kandidati për Asamblenë Komunale të Lipjanit nga radhët e VV-së, z. Blerim Ukaj, i cili mban nr. 20, është njëri ndër zërat e arsyes duke qenë edhe një përfaqësues i denjë dhe i sinqertë në përfaqësimin e zgjedhësve të tij .
Blerimi ka lindur më 27.04 1980 në fshatin Dobrajë e Madhe, ku edhe e ka mbaruar shkollën fillore, ndërsa të mesmen në QAM “Ulpiana” në Lipjan. Z. Ukaj rrjedh nga një familje atdhetare, e cila ishte e përndjekur nga sistemi i atëherëshëm komunist në Kosovë.
Blerim Ukaj tani punon në tregti që nga viti 1996, si një afarist i suksesshëm. Blerimi merret edhe me aktivitete sportive, ku shquhet për punën e tij. Ai në vitin 2016 zgjedhet kryetar i Klubit të Futbollit “Arbëria” të Dobrajës së Madhe. Ndërsa në politikë i bashkangjitet Lëvizjes Vetëvendosje. Duke e parë angazhimin dhe dëshirën për punë, kryesia e VV-së e ka emëruar për kandidat të mundëshëm për asambleist të Komunës të Lipjanit. Blerimi qëndron besnik ndaj punës dhe përgjegjësisë së tij para elektoratit dhe zotohet se do të qëndrojë pranë tyre.
Me mendje dhe me zemër për Lipjanin! I juaji Blerim Ukaj
Facebook Comments