LipjaniPress

Bosch thotë se Kosovës është dashur t’i hiqen vizat në vitin 2010

Lajme

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch tha se Kosova është dashur ta merrte liberalizimin e vizave kohë më parë.

“Mund ta them këtë, se nuk jam më ambasador, sepse kur je ambasador nuk mund t’i thuash gjithmonë gjërat siç i mendon. Kosovës është dashur t’i jepej liberalizimi i vizave kohë më parë së paku në të njëjtën kohë me Shqipërinë e Maqedoninë”, tha ish-ambasadori holandez në Prishtinë, Robert Bosch.

Këtë ai e tha gjatë një ligjërate të mbajtur në kolegjin ISPE për “Parandalimin e Migrimit të Parregullt”.

Valdet Hoxha, zëvendësministër i Punëve të Brendshme foli për emigrimin e qytetarëve të Kosovës në vitin 2014-2015 për të cilët tha se ishin diku rreth 70 mijë që kërkonin një jetë më të mirë.

“Në kohën të cilën po jetojmë, jo vetëm Kosova, po jetojmë në një botë dinamike ku në bazë të statistikave të fundit të organizatave botërore në fushën e migrimit, çdo i 33-i qytetar i botës është emigrant. Pra, kemi një dinamikë të re dhe mekanizmat tanë po i përshtaten kësaj dinamike”, tha Hoxha.

Hoxha përmendi se nga 70 mijë qytetarë të Kosovës që kanë emigruar nëpër vendet e BE-së, rreth 35 mijë janë kthyer.

“Kthimi i tyre po vazhdon, çdo muaj po kthehen nga 1000 persona”, tregoi Hoxha.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Haradinaj: Po mbahem peng në Francë

lipjanipress

Lladrovci i ofron pozitë të lartë Xhavit Drenorit

lipjanipress

PDK e LDK po i mbajnë të fshehura listat e kandidatëve për deputetë

lipjanipress

Investohet në Lipjan 385,000.00€ për ndërtimin dhe funskionalizimin e Zonës Ekonomike në Kërqevë(FOTO)

lipjanipress

KQZ-ja flet pas vendimit të PZAP-it që Istogu të shkojë në rivotim

lipjanipress

Gjilan: Policia arreston tre persona të dyshuar për fajde

lipjanipress

Luhatet koalicioni qeverisës, Kosova drejt zgjedhjeve

lipjanipress

Rusia përzihet edhe në zgjedhjet presidenciale franceze

lipjanipress

Babë e bir i sulmojnë mësimdhënësit në Gjilan me sopat

lipjanipress

A është intervistuar Hashim Thaçi për krime të luftës? (Video)

lipjanipress

Kosovari akuzohet nga Erdogan për shkak të lidhjeve të afërta me Gulenin

lipjanipress

Treni godet kamionin në Fushë-Kosovë (Foto)

lipjanipress
Skip to toolbar