LipjaniPress

Çfarë po ndodh mes PDK-së dhe VV-së? Përçahet opozita: Adoleshentë politik

Lajme

Kriset opozita në Lipjan. Ka qenë deklarata e Shahadije Dragaçinës së VV-së, ajo që ka nxitur reagimin e ashpër të Arsim Jasharit dhe Lumuturije Hasanit nga PDK-ja, transmeton Ulpianapress.

Dragaçina ka thënë dje se PDK-ja ka lidhur koalicion në heshtje me pushtetin.

“Ne si grup i Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdimësi kemi qenë kundër organizimeve të tilla duke menduar se këto organizime e rëndojnë edhe më shumë buxhetin e varfër të Komunës së Lipjanit”, ka deklaruar ajo.

I menjëhershum ka qenë reagimi i kuvendarëve të PDK-së, ne kemi koalicion vetëm me qytetarët! E dikush as me LDK-në e as me qytetarë!

Lumturije Bytyqi Hasani tha:

« PDK eshte opozita me serioze dhe konstruktive ne Kuvendin Komunal. Tendencat per ta mbuluar veten ne mungese te dijes per te bere opozite e per konstruktivitet, nuk e mbulon me deklarata te tilla, te uleta. Per me teper, keto veprime nuk e zbehin angazhimin tone per te vazhduar per te qene top-asamblesitet me aktiv, konstruktiv dhe te zeshem per te quar para projektet te cilat kane per qellim interesin e qytetareve tane.

Ne kemi koalicion vetem me qytetaret! E dikush as me LDK-ne e as me qytetaret! », ka shënuar Hasani në faqen e saj zyrtare.

Pas Hasanit ka reaguar edhe Arsim Jashari, duke i etiketuar si adoleshentë politik.

« Çka do të thotë të kesh opozitë politike të përgjegjshme?

Siç po shihet një pjes e adoleshentëve politik ende e kane te paqartë rolin e opozitës së përgjegjshme në sistemin parlamentar të Kosovës.

Pra, çka duhet të bëjë një opozitë e përgjegjshme? Ajo duhet t’i shqyrtojë hollësisht veprimet e qeverisjes lokale, jo për interesin e saj personal, por për të mirën e vendit. Ajo duhet të mbështesë dhe forcojë institucionet e një vendi. Ajo e ka detyrim që të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në jetën parlamentare dhe që t’i kërkojë llogari qeverisjes lokale dhe qendrore. Opozita sigurisht nuk duhet të mbështesë çdo propozim të qeverisë, por as nuk duhet të refuzojë ose pengojë çdo ide në mënyrë refleksive. Opozita ka për detyrë të marrë pjesë, të bëjë detyrat e saj dhe të ofrojë alternativa. Nuk mjafton vetëm të thotë „Jo”. Kur sistemi funksionon, kur ekzekutivi dhe opozita debatojnë me qëllim të përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, atëherë i tërë vendi mund të përfitojë.

Një opozitë e përgjegjshme obligohet të kontribuojë në mënyrë konstruktive gjatë diskutimeve në Kuvend ashtu që idetë dhe propozimet që dalin të jenë më të fuqishme. Retorika ndezëse dhe keqinformimi në çdo medium janë të padobishme për debat të frytshëm. Nëse idetë e opozitës nuk shkojnë përpara, ajo prapëseprapë e ka obligim t’i respektojë dhe t’iu bindet ligjeve të nxjerra ligjërisht – ashtu siç qeveria e ka obligim të respektojë vullnetin dhe pavarësinë e gjykatave. “PDK do të jetë opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës”.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Vuçiq: Serbia ruan paqen në rajon, nuk pranojmë krijimin e ushtrisë së Kosovës

lipjanipress

R E A G I M: Daim Hiseni reagonë publikisht deri tek institucionet relevante në vend

lipjanipress

Ramush Haradinaj flet nga Franca: Më ngeli merak që s’isha në përvjetorin e Rugovës (Audio)

lipjanipress

Vetëvendosje nuk i bashkohet LDK’së, shkon e vetme në zgjedhje

lipjanipress

2 vjeçari nga Lipjani vuan nga sëmundja e rrallë, familja kërkon ndihmë (Video-Foto)

lipjanipress

VIDEOSKANDAL:SHEFI I KABINETIT TË SFARQËS JEP PARA PËR TË VOTUAR LDK-N

lipjanipress

‘Mars’ tërheq disa lloje çokollatash nga tregu – mund të përmbajnë virus vdekjeprurës

lipjanipress

Rrëfimi që do t’ju prekë: Zvicerania që e kuptoi pas 18 vjetësh se është shqiptare

lipjanipress

Qeveria dënon aktin kriminal ndaj Vllasit -kryesit të japin përgjegjësi

lipjanipress

Policia thotë se ka konfiskuar qindra kilogramë drogë

lipjanipress

Zbulohet arsyeja e arrestimit të vëllait të ish-ministrit Jabllanoviq

lipjanipress

Tribunali i Hagës reagon ndaj Zona Express – tregon në cilat raste u trajtua dhunimi i grave të Kosovës

lipjanipress
Skip to toolbar