LipjaniPress

Çka u tha për Kosovën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë?

Lajme

Serbia është një vend i qëndrueshëm dhe nuk ka mundësi për një kërcënim të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë e shtetit, është konstatuar në seancën e Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

Në mbledhje u diskutua edhe për situatën politike dhe të sigurisë në Serbi, rajon si dhe gjendja në Kosovës, sidomos pas nismave të fundit dhe kërkesave për ndërprerjen e dialogut të Brukselit dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës, raporton agjensia Tanjug.

Këshilli arriti në përfundimin se “situata në rajon është komplekse dhe e trazuar dhe se shteti i Serbisë ka investuar një përpjekje të madhe në këtë pjesë të Evropës për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, si dhe duke krijuar marrëdhënie të mira dhe miqësore midis popujve të ndryshëm, grupeve etnike dhe religjioze”.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Serbisë ka shprehur “shqetësim rreth përshkallëzimit të retorikës që është e dukshme në veprimet e autoriteteve të Prishtinës”.

“Shqetësim i veçantë është iniciativa për të ndërprerë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, sidomos kërkesën për formimin e ushtrisë së Kosovës. Republika e Serbisë fuqimisht dhe pa mëdyshje kërkon vazhdimin e dialogut në Bruksel, respektimin e së drejtës ndërkombëtare, rezolutën 1244 dhe marrëveshjet e Brukselit”, thuhet në deklaratë.

Këshilli, siç u tha, ka obliguar autoritetet e Serbisë për të siguruar që “me të gjitha mjetet politike dhe diplomatike të kundërshtohet destabilizimi i situatës në Kosovë dhe Metohi, si dhe krijimin e të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës, e cila do të rrezikonte mbijetesën e serbëve në krahinën jugore serbe”.

Në të njëjtën kohë, Këshilli “u bën thirrje serbëve në Kosovë dhe Metohi që të jenë tërësisht unik me organet shtetërore të Republikës së Serbisë, që të veprojnë politikisht dhe të mbrojnë interesat e popullit tonë dhe të vendin tone”.

Në mbledhej kanë marrë pjesë zyrtarët më të lartë të Serbisë, përfshirë Presidentin, Tomislav Nikoliq dhe Kryeministrin, Aleksandar Vuçiq./express/.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Personi që plagosi gjinekologun është Faton Fetiu, gjatë sulmit përdori edhe bombë

lipjanipress

SBAShK-u apel nxënësve e arsimtarëve: Nesër në orën e parë mos shkoni në shkollë

lipjanipress

Këto janë faktet pse kerkoj dorëheqjen e Shpend Ahmetit (video)

lipjanipress

Serbia falënderon Vatikanin që s’e njeh Kosovën

lipjanipress

Familja Misini, mbështetë Forcën për Ndryshim në krye me Ismet Hajrullahun

lipjanipress

Ky është serbi që EULEX’i i ngriti aktakuzë për vrasjen e 116 shqiptarëve në Vushtrri

lipjanipress

Veseli: Të rënët e Rezallës janë meritorë të lirisë sonë

lipjanipress

Ku mbet gjaku, A mjafton kjo?.

lipjanipress

Njihuni me nofkat e komandantëve gjatë luftës kush ishin, Korbi, Gjermani, Gazetari…

lipjanipress

Dy policë nga Lipjani shpëtojnë jetën një të moshuare – tentonte të vetëvritej

lipjanipress

Qeveria ka vendosur t’i pres serbët kurdo që ata vendosin të kthehen në institucione (Video)

lipjanipress

Shukri Buja tregon nëse Nisma do ta kandidojë për kryetar të Lipjanit

lipjanipress
Skip to toolbar